Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, ndërsa në këtë mbledhje kërkoi që t’i kushtohet vëmendje e veçantë përfundimit sa më të shpejtë të procesit për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se është e pajustifikueshme gjendja ekzistuese në të cilën qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të privuar nga e drejta për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, respektivisht në Zonën Schengen.
“Qysh në fillim të dialogut për liberalizimin e vizave jemi ballafaquar me një qasje ndryshe nga Komisioni Evropian në raport me Kosovën, sepse na është kërkuar të zbatojmë dyfish më shumë kritere se vendet tjera të rajonit dhe një metodologji rigoroze të vlerësimit. Por, Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara”, ka thënë ai.
Sipas tij, ky ka qenë realiteti dhe duhet përballur me të.
“Ne jemi të zgjedhur dhe kemi përgjegjësi kushtetuese dhe morale para qytetarëve tanë të zgjidhim problem”, ka thënë ai.
Sado e padrejtë të konsiderohet kjo qasje e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën, sipas Thaçit, e vërteta është që vendimi nga institucionet e BE-së për liberalizimin e vizave është peng i përmbylljes së ratifikimit të Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi por dhe demonstrimin e rezultateve bindëse në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Thaçi e konsideroi krejtësisht jo të drejtë këtë qasje të Bashkimit Evropian.
“Sa i përket Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk besoj se kemi nevoje që ta diskutojmë në detaje. Për mua nuk ka asnjë dilemë se është marrëveshje e drejtë, e ndërtuar mbi bazë kushtetuese dhe ligjore, dhe në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Pengesat dhe vonesat që po ndodhin në këtë proces janë të natyrës politike dhe vetëm se janë duke e dëmtuar interesin e vendit dhe të qytetarëve. Prandaj, si President i vendit inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë politike të tejkalojnë dallimet dhe të marrin vendimet e duhura. Askush nuk ka legjitimitet qytetar dhe kapital politik për të devijuar rrugën tonë evropiane”, ka thënë Thaçi.
“Këmbëngulja e BE-së dhe kushtëzimi i liberalizimit të vizave me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion është plotësisht i padrejtë”, ka shtuar ai.
Sipas presidentit Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka arritur marrëveshje për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe ky kriter mund të konsiderohet i përmbushur nëse i referohemi udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të vitit 2012.
“Unë pyes përfaqësuesit e BE-së dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, se sa kufij shtetëror i kanë shënuar dhe ratifikuar shtetet e rajonit, duke filluar nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina përpara se BE të merr vendimin për liberalizimin e vizave?”, ka pyetur Thaçi.
“Cilët janë ata kufij? Nuk ka edhe një të vetëm”, ka thënë ai.
Një përgjigje e zakonshme që e dëgjojmë vazhdimisht në raste të tilla, sipas presidentit Thaçi,është se BE nxjerr mësime nga përvojat dhe gabimet e mëparshme.
Por, fatkeqësisht as ky argument nuk qëndron fare, ka thënë presidenti Thaçi, sepse brenda disa javëve, për qytetaret e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe Këshilli i BE-së do të vendos për heqjen e vizave.
Dhe përsëri, presidenti Thaçi ka pyetur: Cilët kufij shtetëror i kanë shënuar këto dy shtete për të cilat BE me entuziazëm pritet të merr vendim për heqjen e vizave?
Për të mos u keqkuptuar, Thaçi ka thënë se Kosova i gëzohet çdo vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e së cilit shtet, por nuk pranon të diskriminohet në mënyrë të hapur dhe turpëruese nga BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze