LAJMI I FUNDIT:

Thaçi propozon Sylejman Selimin komandant të FSK-së

Thaçi propozon Sylejman Selimin komandant të FSK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka propozuar Sylejman Selimin komandant të FSK-së. Letra e nënshkruar nga kryeministri Thaçi i është proceduar sot pasdite presidentit të vendit Fatmir Sejdiu për dekretim, i ka thënë KTV-së zëdhënësi i kabinetit të kryeministrit Memli Krasniqi.

Ditët e fundit zyrtarë të NATO-s kanë kërkuar nga institucionet vendëse emërimin sa më të shpejtë të komandantit të FSK-së, duke i kritikuar se me zvarritjen e emërimit të komandantit po zvarritej edhe formimi i FSK-së.