Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj) se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa.
Ai deklaroi se “çështja e mandatit nuk është çështje e preferencës, por e respektimit të legjitimitetit qytetar”.
Ai tha se është duke pritur përmbylljen e procesit të certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe më pastaj të ulet me spektrin politik dhe bashkërisht të caktohet data e konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë së re.
Duke folur për dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi ka thënë se pas pesë vjetësh të dialogut teknik dhe arritjes së disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe zbatimit të disa prej tyre, ka ardhur koha që ky proces të shkojë drejt përmbylljes.
Ai tha se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike.
“Ne kemi menduar, në konsultim me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, që ky proces të avancohet në një nivel më të lartë politik, që çon drejt një normaliteti të marrëdhënieve tona por edhe të pajtimit të shteteve dhe popujve tanë”, tha Presidenti.
“Kjo fazë e re nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike, një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe një marrëveshje që do të hapë sigurt perspektivën euro-atlantike të Kosovës, që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së”, thotë Thaçi.
I pyetur se nëse ai do të udhëheq dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se “natyrisht, në bazë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, Presidenti i vendit udhëheq dhe koordinon politikën e jashtme”.
Thaçi shtoi po ashtu se pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, do të formohet një ekip i gjerë, ku do të përfshihen edhe bartës të institucioneve, njerëz nga shoqëria civile dhe mediat, të cilët do të përbëjnë një ekip, që do të udhëheq këtë fazë të dialogut.
Ndonëse thotë se faza e re e dialogut do të jetë përmbyllës, Thaçi thotë se nuk dëshiron të paragjykojë, që kjo fazë do të mbyllet me njohje reciproke.
“Unë nuk dëshiroj të prejudikoj, por jam i sigurt se Kosova do të afirmohet në një stad të ri ndërkombëtar”, thotë Thaçi.
Duke iu përgjigjur kritikave nga disa subjekte politike për marrjen e primatit në dialogun me Serbinë, Thaçi tha se ka përgjegjësi kushtetuese që të udhëheqë politikën e jashtme të Kosovës. Përkundrazi, sipas tij, do të ishte papërgjegjësi, nëse ai nuk do ta luante këtë rol.
“Në këtë fazë të re të dialogut do të ketë hapësirë për të gjithë, për të gjithë bartësit e institucioneve, Qeverinë, Kuvendin, partitë politike opozitare, shoqëria civile, mediat, opinionistët e ndryshëm dhe të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre”, tha Thaçi.
Sipas tij, kjo fazë do të jetë më e shkurtër sesa që mendohet.
“Nuk mendoj se duhet të kalojnë vite duke negociuar”, tha Presidenti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale