LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti sekretarin Stoltenberg: Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

Thaçi priti sekretarin Stoltenberg: Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, ndërkaq tha se Kosova është e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n.

Në takim me sekretarin Stoltenberg, presidenti Thaçi ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se me përkushtimin e tyre kanë arritur që të jenë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë.


“Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë biseduar edhe për angazhimin e autoriteteve kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun me Serbinë dhe raportet fqinjësore me shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori