LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti nё takim lamtumirës ambasadorin O’Connell, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për FSK-në

Thaçi priti nё takim lamtumirës ambasadorin O’Connell, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për FSK-në

Presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot nё takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë sё Bashkuar, Ruairi O’Connell, tё cilin e ka falënderuar për kontributin e dhёnё nё thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Sipas njoftimit për media, Thaçi dhe ambasadori O’Connell në këtë takim kanё nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Kosovës, për të vazhduar mbështetjen për FSK-në.


Presidenti Thaçi e falënderoi Ambasadorin O’Connell për punën e tij në Kosovë.

“Kemi ngritur bashkëpunimin tonë në nivel edhe më të lartë”, u shpreh ai.

Ndërsa duke folur për Memorandumin e Mirëkuptimit, Thaçi u shpreh se kjo i hapë rrugë vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së me Britaninë e që sipas tij do të sjellë ngritje të mëtutjeshme të aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së.

“Mbretëria e Bashkuar nё vazhdimësi ka mbështetur Republikёn e Kosovës nё tё gjitha fushat. Ne do tё jemi gjithmonë mirënjohës për kёtё mbështetje”, ka thënë Thaçi.

Në njoftim thuhet se Thaçi e ka falënderuar ambasadorin O’Connell, duke i uruar suksese nё vazhdimin e karrierës sё tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori