LAJMI I FUNDIT:

Thaçi preferon pavarësinë e koordinuar e jo atë të njëanshme

Thaçi preferon pavarësinë e koordinuar e jo atë të njëanshme

Deklarata për pavarësinë e Kosovës do të bëhet në një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane "Tagesspiegel".

“Si kryeministër, do ta preferoja një pavarësi të koordinuar, në vend të shpalljes së pavarësisë së njëanshme”, ka thënë Thaçi duke shtuar se veprimet e tij do të jenë në përputhje me Brukselin dhe Washingtonin.

Thaçi ka thënë se pret “një qëndrim final dhe të përbashkët të BE-së për çështjen e statusit”. “Ne nuk jemi një ishull i izoluar dhe duam marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë edhe Serbinë. Kosova do të jetë një histori e suksesshme”.