LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, Jorn Rohde

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, Jorn Rohde

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Duke i uruar suksese në misionin e ri në Kosovë, presidenti Thaçi i ka ofruar ambasadorit të ri të Gjermanisë bashkëpunim të plotë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Gjermania është adresë e rëndësishme politike e Kosovës në Evropë. Jemi mirënjohës për mbështetjen që populli gjerman ka dhënë në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka thënë presidenti Thaçi.


Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat për tejkalimin e pandemisë COVID-19.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri gjerman, Jörn Rohde, ka theksuar se Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Presidenti Thaçi është shprehur optimist se gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë do të mund të jetësohet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, pasi që Kosova tash e disa vjet i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Kalo në kategori