Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në Gllogjan, në shënimin e Epopesë së Dukagjinit, tha se kjo ngjarje shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi ndërsa ka folur edhe për ndërhyrjen e NATO-s dhe resiztencën e ushtarëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës.
Presidenti Thaçi tha se në këtë ditë pas fillimit të fuqizimit të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, dhe familjen Jashari dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndodhi ajo që pritej të ndodh edhe në Gllogjan.
“Ndodhi ajo që pritej të ndodhte, sepse bërthamat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tanimë ishin fuqizuar, ishin zgjeruar dhe sulmet ishin të pandërprera kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i vendit tha se Epopeja e Dukagjinit shënoi një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.
“Madhështia dhe vlera më e madhe e kësaj date i shtohet kur kemi parasysh se më 24 mars 1999, 20 vite më parë, filluan bombardimet e NATO-s. E, bombardimet e NATO-s dhe kjo aleancë kosovaro-perëndimore nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht falë rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës së çdo qytetari të Kosovës kudo që ka qenë në Kosovë e diasporë, që ndihmuan luftën për liri”, ka theksuar presidenti Thaçi.
I pari i vendit ka shtuar se sot kujtojmë me pietet e respekt Epopejën e Dukagjinit, kujtojmë dhe vlerësojmë lart mbështetjen ndërkombëtare, të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit në rrugëtimin tonë për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe raporte speciale me Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Duke vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e dëshmorëve të lirisë, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, presidenti Thaçi i ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, dëshmorët: Agim Ali Selmanaj, Arben Bajram Ahmetaj, Artan Ahmet Mehmetaj, Burim Sadik Mustafaj, Enver Hasan Halilaj, Fatmir Smajl Nimanaj, Hasim Misin Halilaj, Luan Gani Nimanaj, Naim Metë Nimanaj, Orhan Lan Halilaj, Sokol Muzli Sejfijaj, Shpend Zeqë Malaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës