Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar disa fotografi nga qëndrimi i tij në Hagë, ku u intervistua për katër ditë, si dhe gjatë kthimit të tij në Kosovë, ku iu organizua një pritje në pikë-kalimin kufitar me Shqipërinë në Morinë.
Presidenti Thaçi nga 13 deri më 16 korrik, Thaçi u intervistua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, si
Nga Haga, Thaçi të remtën ka arritur fillimisht në Tiranë të Shqipërisë dhe prej aty ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Morinë, ku qindra qytetarë e pritën me flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka postuar dhjetëra fotografi nga qëndrimi i tij në Hagë dhe kthimi i tij në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime! ❤️ HTH”, ka shkruar Thaçi, duke postuar disa fotografi në Facebook.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një adresimi përmes rrjetit social Facebook, të shtunën tha se e respekton procesin për zbardhjen e së vërtetës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për rolin e tij në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi bëri thirrje për dialog mes forcave politike në Kosovë, për debat të shëndetshëm mes qeverisë dhe opozitës si dhe theksoi nevojën për unitet në raport me dialogun me Serbinë.
Gjatë këtij adresimi, që është i pari pas kthimit nga Haga, Thaçi tha se historia e rezistencës së Kosovës “do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush”.
“Sot ju them me bindje se ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, nga ky proces, cilado qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja e tij, historia e lavdishme e rezistencës, mbijetesës dhe triumfit mbi një pushtues, që kërkoi të shfaroste popullin shqiptar të Kosovës nga faqja e dheut me fshesën e fashizmit etnik, do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush”, tha Thaçi, duke shtuar se nuk mund të rishkruhet historia e Kosovës.
Thaçi u ftua në Hagë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se, më 24 prill, ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij, kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe