LAJMI I FUNDIT:

Thaçi përgëzon Berishën me rastin e fitores në zgjedhje

Thaçi përgëzon Berishën me rastin e fitores në zgjedhje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, njëherësh edhe kryetar i PD-së, me rastin e fitores në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kurorëzimi me sukses i Zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 ishte fitore e demokracisë shqiptare dhe tregues i kulturës së lartë institucionale që po dëshmon shoqëria shqiptare përgjithësisht, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, me vëmendje kanë ndjekë të gjitha fazat e fushatës elektorale dhe janë entuziazmuar për nivelin e organizimit, debatin dhe përformancën e shpalosur nga të gjitha subjektet garuese. Kemi besim të plotë që Ju do të drejtoni një qeveri të koalicionit në të mirë të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke ruajtur unitetin kombëtar dhe stabilitetin e përgjithshëm drejt sukseseve dhe perspektivës euroatlantike të Shqipërisë, thuhet ndër të tjera në telegramin e kryeministrit Thaçi. /rtk/