LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për mbajtjen e Haradinajt në Francë: Akuza të rrejshme dhe të paqëndrueshme

Thaçi për mbajtjen e Haradinajt në Francë: Akuza të rrejshme dhe të paqëndrueshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po mbahet padrejtësisht në Francë, me aktakuza nga koha e Millosheviçit.

Ai ka thënë se beson në lirimin e shpejt të Haradinajt, dhe kthimin e ish – kryeministrit të Kosovës në institucione dhe në jetën politike.

“Akuza të rrejshme dhe të paqëndrueshme janë këto. Të jemi të përgjegjshëm, sepse ne nuk kemi problem me Parisin. Franca është viktimë e akuzave të shpifura. Duke e akuzuar, sharë e mallkuar Francën, nuk i ndihmohet Haradinajt po as vendit”, ka shtuar Thaçi. /Telegrafi/