Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019 në Tiranë, i cili organizohet nga Federata Universale e Paqes, ku ka folur për marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipa stij, do t’i siguronte paqen gjithë rajonit.
Presidenti Thaçi ka thënë se paqja që u arrit me intervenimin e Aleancës Veri-Atlantike, në pranverën e vitit 1999, ishte mbi të gjitha rezultat i një politike vizionare të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Sipas tij, ky vizion i dha fund, një herë e përgjithmonë, tragjedive të njëpasnjëshme në këto anë të Ballkanit dhe Evropës me shpresë për ta shndërruar paqen e atij viti, përmes Paktit të Stabilitetit, në një fillim të ri për gjithë rajonin.
“Samiti i Selanikut i BE-së në vitin 2003, në vijim të këtij hapi të madh strategjik të Washingtonit dhe Brukselit, edhe formalisht hapi kapitullin e perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar presidenti.
Siç njofton Presidenca, kreu i vendit më tej ka shtuar se Kosova u bë shtet i pavarur në shkurtin e vitit 2008, duke shtuar tutje se, së bashku me njohjet e para të pavarësisë së Kosovës erdhi edhe mesazhi për perspektivën evropiane për shtetin më të ri në rajon dhe në Evropë.
“Se çfarë ka ndodhur më pas, kur bëhet fjalë për transformimin e paqes në një gjendje permanente dhe në stabilizim afatgjatë në mes të shteteve dhe popujve të kësaj pjese të Evropës”, ka thënë presidenti, duke shtuar se “Nuk mund të mburremi askush, as në rajon, as në Bruksel, me rezultatet e këtij Projekti të përbashkët”.
Sipas tij, paqja e para njëzet viteve, solli një entuziazëm të jashtëzakonshëm të të gjithë neve, qofshim politikanë apo qytetarë të kësaj ane të Evropës.
“Nuk besoj që ka pasur politikanë apo qytetarë në Kosovë, apo kudo në këtë pjesë të Ballkanit, që ka mundur të supozojë që njëzet vjet më pas, i gjithë ky rajon nuk do të bëhej pjesë e BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar tutje se “Kush do të besonte që marrëdhëniet në mes të këtyre shteteve dhe popujve, nuk do të bëheshin sipas shembullit të Francës dhe Gjermanisë në njëzet vitet e para pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”, përcjell Telegrafi.
Presidenti Thaçi ka thënë se askush nuk ka mundur të imagjinojë në verën e vitit 1999, që njëzet vjet më vonë, ne ende nuk do ta kemi një Marrëveshje politike me Serbinë për njohje reciproke, dhe për krijimin e rrethanave për fqinjësinë e mirë.
“Janë humbur raste të mëdha që ta arrijmë këtë Marrëveshje, ndërsa ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë që ta shtrijmë dorën për Marrëveshje”, ka thënë presidenti.
Sipas tij, paqja afatgjatë e Ballkanit Perëndimor, në masë të madhe varet nga paqja e përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë, – pra nga Marrëveshja Gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, – e cila nuk ka si mos të përfundojë pa njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
“Kjo Marrëveshje megjithatë, siç dihet, ka edhe atë anën tepër të rëndësishme të shtytjes politike dhe ekonomike nga ana e BE-së”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Kreu i vendit ka shtuar më tej se jemi të vetëdijshëm për hamendjet, dyshimet dhe ngecjet e Brukselit karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne në Kosovë po e paguajmë çmimin e rëndë të shtyrjes së vendimit për Liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke shtuar më tej se “na është bërë një e padrejtë, njësoj si edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se është i sigurt që e tëra kjo, as për ne në Kosovë dhe as për miqtë tanë në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk shkakton hamendje, dyshime dhe ngecje se çka duhet të bëjmë, si duhet të sillemi tash e tutje në raport me BE-në.
“Ne duam të bëhemi shtete anëtare të BE-së, sa më parë që është e mundur, sepse nuk kemi fat tjetër politik dhe historik, dhe as që duam fat dhe ardhmëni tjetër politike dhe historike”, ka theksuar presidenti, e që sipas tij, “Këtu më duhet t’i kthehem bindjes sime të thellë që më së miri do të ishte nëse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, së bashku do të inkuadroheshin në BE.
Ai më tej ka thënë se në ndërkohë, ato do të duhej t’i zgjidhnin të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet që i kanë në mes veti.
Ai ka thënë se është i bindur që skena politike kosovare ka vullnet të përbashkët që sa më parë që është e mundur t’i vazhdojë bisedimet me autoritetet e larta të Serbisë, me shtytjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshje Gjithëpërfshirëse.
“Nuk kemi kohë për të humbur. Kohën dhe rrethanat ndërkombëtare të cilat mund të parashikohen, nuk i kemi aleat. Dialogu nuk ka alternativë. Përshpejton edhe procesin për anëtarësim në familjen euroatlantike”, ka thënë presidenti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Iu gjetën dhe u sekuestruan disa armë në një veturë të parkuar në një pompë derivatesh në Deçan, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Mickoski: BDI nëse ka prova kundër Mexhitit t’i dorëzojnë ato

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri