Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” pas dorëzimit të projektligjit për Ushtrinë e Kosovës, ka thënë se do të dëshironte që ky proces të mbështetej edhe nga përfaqësuesit politikë të komunitetit serb në Kosovë, që siç tha ai, po pengohen nga Beogradi.
Në këtë intervistë, presidenti Thaçi ka thënë se fati i Kosovës nuk është i lidhur me fatin e asnjë kryeqyteti të rajonit.
Sipas tij, Forca e Sigurisë do të luaj rolin dhe detyrat si çdo ushtri e çdo vendi të pavarur dhe sovran. Do të jetë në shërbim të çdo qytetari të Kosovës, do të jetë forcë shumë etnike dhe do të ruaj tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Tanimë, hapat e parë janë bërë në kuptimin zyrtar institucional. Kryesia e Parlamentit nesër do të shqyrtojë këtë çështje, do t’ia dërgojë qeverisë së Kosovës për të dhënë mendim dhe unë dua të besoj që në ditët e ardhshme, më së largu javën e ardhshme, do të dërgohet për votim në Parlamentin e Kosovës. Nuk ka anëtarësim të Kosovës në NATO, pa ushtri. Dua të besoj që kjo çështje do të bashkojë spektrin politik të Kosovës pa dallim etnik apo partiak”, ka thënë Thaçi.
“Fati i Kosovës nuk është i lidhur me fatin e asnjë kryeqyteti të rajonit. Jemi vend i pavarur dhe sovran që marrim vendimet tona. Lista Serbe nuk ka qenë e gatshme të votojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të votojë ligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, një ushtri jo vetëm e shqiptarëve, por një ushtri shumë etnike dhe në shërbim të të gjithëve”, ka thënë më tej Thaçi.
Sipas presidentit Thaçi, Forca e Sigurisë së Kosovës si Ushtri e ardhshme dhe moderne e Kosovës, synim kanë anëtarësimin në NATO, do t’u shërbejë të gjithë njerëzve të Kosovës, do të ruaj tërësinë territoriale të vendit, do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe do të jetë në shërbim të paqes kudo në botë.
“Pra do të jetë një ushtri e paqes, mbrojtëse dhe do të jetë një ushtri në suaza të funksionimit të vlerave dhe vizionit euro-atlantik”.
Ndërkaq duke folur për mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara, Thaçi ka thënë se është punuar tash e tri vite që kjo çështje të kalojë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe do të dëshironte shumë që kjo të ndodhë.
Një mbështetje të tillë ka thënë ai ka ekzistuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga NATO-ja, mirëpo është bërë e pamundur thjeshtë pas deklarimeve shumë të hapura, të qarta dhe të vendosura të Listës Serbe dhe të Beogradit që nuk e lejon dhe e kërcënon listën Serbe për të mos votuar FSK-në.
“Kështu që, tash e vetmja mundësi ka mbetur që Kosova të mbetet pa ushtri ose të kalojë në planin B, do të thotë shndërrimin e FSK-së në ushtri moderne. Kështu që ky vendim është në autoritetin tonë. I kemi informuar të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë. Të gjithë i dëshirojnë ndryshimet kushtetuese dhe do të punojmë deri në momentin e fundit që kjo të ndodhë. Thënë ndryshe procesi i shndërrimit ka filluar është institucional, kushtetues e ligjor, është në kuadër të vlerave dhe kornizës Euro-Atlantike, prandaj unë kam besim të plotë se edhe bashkësia ndërkombëtare do të jetë reflektuese në mirëkuptimin e këtij angazhimi shumë të drejtë të institucioneve të Kosovës. Ushtria e Kosovës nuk po bëhet për t’u angazhuar kundër askujt. Askush nuk ka nevojë të ndihet i kërcënuar, përkundrazi, do të jemi faktor i paqes dhe stabilitetit, fqinjësisë së mirë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!