(E plotësuar)-Si pjesë aktive e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, presidenti Thaçi tha se me të drejtë jemi quajtur lider në rajon në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.
Ai tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë dhe do të mbetet e pakompromis në luftimin e këtij kërcënimi për tërë botën.
“Angazhimi ynë ka qenë në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në informimin e drejtë të qytetarëve.Prandaj, mund të them me kënaqësi, që në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur asnjë qytetar nga Kosova që i është bashkuar grupit kriminalo-financiar ISIS”, ka thënë Thaçi.
Por, sipas tij, Kosova duhet të mbetet vigjilente dhe për këtë na nevojitet anëtarësimi në INTERPOL, për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave.
Për dallim prej rajonit dhe prej kontinentit evropian, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk është prekur nga vala e refugjatëve.
“Por, kemi treguar solidaritet dhe gatishmëri që, me mundësitë tona, të kontribuojmë në përballimin e kësaj krize”, tha ai.
Për fund, presidenti Thaçi ka thënë se para një dekade ne ende po negocionim me bashkësinë ndërkombëtar të drejtën tonë për të vendosur për statusin tonë politik, por pa u bërë 10 vite, jemi bërë vend me perspektivë që qartë euroatlantike.
“Kemi edhe shumë rrugë për të bërë, por jemi në rrugë të drejtë.Përkrahja juaj ka qenë qenësore për neve.
Sukseset e Kosovës janë suksese tona të përbashkëta”, iu ka thënë ambasadorëve, presidenti Thaçi.
Thaçi: Kosova s’duhet të pësojë prej lodhjes së BE-së nga zgjerimi
(E plotësuar)-Para ambasadorëve të shteteve të BE-së në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se kuptojmë që BE është e lodhur me zgjerimin, por aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk guxon të pësojë për shkak të kësaj “Enlargementfatigue”.
Prandaj, sipas presidentit Thaçi, duhet të zhvillohet një debat i hapur dhe i sinqertë me institucionet e BE-së për hapat e ardhshëm në kontekst të procesit të integrimit evropian.
“Kosovës duhet t’i mundësohet të ketë qasje në programet e Bashkimit Evropian.Kjo do të shërbejë edhe si nxitës dhe vlerësues i përparimit të Kosovës drejt BE-së”, tha presidenti Thaçi.
Ai shtoi se Kosova është konsoliduar si shtet dhe pjesa veriore tanimë është e integruar.
“Qytetarët tonë nga ky komunitet tani janë pjesë e Kuvendit, të qeverisë dhe të institucioneve tjera shtetërore.Për të garantuar këto të arritura, duhet të forcojmë edhe komponentën tonë të sigurisë.Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me NATO-n, është e gatshme të bëhet Armatë e Kosovës”, tha Thaçi.
Si president, Thaçi tha se do të angazhohet për të arritur konsensusin politik për të formuar sa më parë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe.
Presidenti Thaçi: Dialogu duhet të kalojë në nivel tjetër
(E plotësuar)- Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova sot është faktor stabiliteti në rajon dhe shembull i bashkëpunimit dhe dialogut.
Sipas tij, demokracia kosovare është e re, por ka treguar qëndrueshmëri dhe stabilitet.
“Në muajt e fundit është vërtetuar se dialogu në mes palëve nuk ka alternativë. Si president i vendit e mirëpres çdo iniciativë, çdo tryezë për dialog mes faktorit politik kosovar.Por, Kosova po dëshmohet e pjekur edhe në dialogun me fqinjët dhe më gjerë”, tha presidenti Thaçi.
Ai tha se ka mbështetur dialogun me Serbinë, si rrugë e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë, si dhe do të vazhdoj ta përkrah këtë proces edhe si president, sa herë të jetë e nevojshme.
“Besoj që janë pjekur kushtet që i tërë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të kalojë në një nivel tjetër.
Duhet të arrijmë një marrëveshje kornizë që do të trasojë rrugën për pajtimin e plotë mes dy shteteve dhe popujve”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se me shtetet tjera fqinje, Kosova ka marrëdhënie të shembullore.
“Kemi përmbyllur demarkacionin me fqinjët tjerë, po ndërtojmë rrugë dhe autostrada që do të na afrojnë edhe më shumë, për një bashkëpunim dhe komunikim edhe më të mirë”, tha ai.
Thaçi: Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë
(E plotësuar)- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë, ka thënë se Kosova ka njërën prej Kushtetutave më të mira, si dhe kornizë ligjore ndër më të avancuarat në Evropë, porse do të vazhdohet duke e përsosur, duke mos lejuar asnjë që t’i ikën drejtësisë.
“Si president do të inkurajoj amandamentimet e ligjeve ekzistuese apo hartimin e ligjeve të reja për të mbushur çdo boshllëk që mund të gjendet. Përpilimi i një manuali për vendimet gjyqësore, forcimi i transparencës dhe përgjegjësisë së gjyqësorit janë disa nga hapat që i nevojiten Kosovës.Inkurajuese janë edhe lajmet nga ekonomia dhe konfirmimet e trendit pozitive”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas tij, takimet me përfaqësuesit e biznesit, të odave ekonomike, por edhe të institucioneve ekonomiko-financiare tregojnë se Kosova ka filluar të shfrytëzojë potencialet ekonomike që ka.
“Fillimi i zbatimit të MSA-së është një prej lajmeve më të mira për biznesin kosovar. Tregu i Evropës tani hapet për prodhuesit kosovarë.Republika e Kosovës ka miratuaredhe Programin Kombëtar për Implementimin e MSA-së.Ky do të jetë dokumenti kryesor strategjik për implementimin e agjendës evropiane”, tha Thaçi, duke sqaruar se programi ka 40 kapituj që mbulojnë reformat ekonomike e politike të parashikuara me MSA-në.
Thaçi në takimin me diplomatët, diskuton për liberalizimin e vizave
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur takimin me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.
Ai ka thënë se në muajin e parë në postin e të parit të shtetit të Kosovës ka treguar edhe se cilat do të jenë prioritetet në këtë detyrë të tij të re.
“Sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi rajonal, anëtarësimi në NATO dhe në BE janë fushat në të cilat do të angazhohem më së shumti. Këto janë edhe aspiratat e vetë qytetarëve të Kosovës, që të jetojnë në dinjitet dhe prosperitet”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Nuk ka dyshim që Kosova ka shënuar progres të madh në 8 vitet si shtet”, është shprehur ai, duke shtuar se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së, si dhe marrja e statusit të kandidatit për “Millennium Challenge Corporation” të Kongresit Amerikan janë konfirmim i këtyre të arriturave.
Anëtarësimi i djeshëm në UEFA, ambiciet për medalje në Lojërat Olimpike, por edhe rekomandimi për liberalizim të vizave, sipas presidentit Thaçi, janë gjithashtu disa nga lajmet tjera të mira që po i përjetojmë apo që po i presim me padurim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!