Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se mirëpret platformat që prezantohen nga liderët politik në mënyrë që të arrihet konsensus në çështjet me interes shtetërore.
Thaçi këto komente i bëri në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, e organizuar nga Grupi për Ballkan, në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.
“Mirëpres platformat që prezantohen nga liderët politik dhe agjendat planifikuese në të ardhmen. Përpjekjet për të arritur një konsensus maksimal në dialog Kosovë – Serbi….Një marrëveshje obligative është e nevojshme për dy vendet tona, sepse nuk duhet të bëhemi pengesë për të ardhmen tonë”, theksoi presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se politika kosovare ka një pjekuri politike, mirëpo e përcjellë me thashetheme dhe spekulime si në tërë rajonin.
“Kjo nismë dhe të tjera janë shumë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Për bindjen time në politikën kosovare ka një pjekuri politike dhe në të njëjtën kohë si në tërë rajonin kjo politik përcillet me thashetheme, spekulime dhe më pak ka mendime, debate të mirëfillta se ku jemi si politik, si institucione, si shoqëri civile dhe media kosovare”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu tha se institucionet e vendit kanë jetuar në një brishtësi, duke përmendur hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
“Kam besim se ditët dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin në shumë aspekte si dhe në konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. S’duhet të fokusohemi në politika ditore apo javore por në politik konsensuale… Kosova është storie e suksesit të plotë dhe në të njëjtën kohë jemi dëshmitarë që institucionet e vendit kanë jetuar në një brishtësi si rezultat i kësaj kemi edhe Kuvendi. Është dërguar një mesazh dhe pamje jo të realitet kosovar në botë”, tha ndër të tjera Thaçi.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova e ka mbajtur fjalën për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të njëjtën gjë pret nga pala serbe.
“ E kemi kaluar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kemi filluar punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E kemi mbajtur fjalën për marrëveshjet e nënshkruara, tani mbetet që Serbia të përmbyll çështjen e urës dhe energjinë”, u shpreh tutje Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-konfiskim1-780x439.jpg)
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-prishtine-780x439.jpg)
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti