LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mezi e pret miqësoren e parë të Kosovës

Thaçi mezi e pret miqësoren e parë të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me padurim po e pretë ndeshjen e parë miqësore të përfaqësueses së Kosovës.

I pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes profilit të tij në Facebook, thotë se vendimi i FIFA-s për t’i lejuar Kosovës ndeshje miqësorë në futboll është një zhvillim pozitiv që do të frymëzojë edhe më shumë sportistët kosovarë për të përfaqësuar shtetin në arenën ndërkombëtare.

“Tani, të gjithë po presim organizimin e ndeshjeve të para, të cilat do të kthejnë brohoritjet e tifozëve të zjarrtë në stadiumet tona. Unë do të jem bashkë me ta. Është koha që t’i dëshmojmë botës pasionin, talentin dhe fairplay-in, duke organizuar ndeshje në mënyrë sa më të mirë”, ka shkruar Thaçi.

“Këto ndeshje do të jenë një festë në mbështetje të reprezentacionit të Kosovë dhe të djemve tanë në fushë. Të gjithë futbollistët tanë, kudo që luajnë në botë, na kanë bërë krenar dhe në kanë përfaqësuar me dinjitet”, ka thënë Thaçi.


Ai thekson se Qeveria e Kosovës në vitet e fundit ka investuar shumë në përmirësimin e infrastrukturës sportive anë e kënd Kosovës. Ai premton se do të vazhdoj ta përkrah rregullimin e infrastrukturës.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim renovimin e stadiumeve të futbollit, veçanërisht të atyre që janë më afër plotësimit të kritereve për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, si në Prishtinë dhe Mitrovicë”, ka theksuar Thaçi. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori