LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kritikon Del Ponten

Thaçi kritikon Del Ponten

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte, është “turpi i drejtësisë dhe i të drejtës ndërkombëtare”.

Thaçi ka vlerësuar se, pretendimet për trafikimin e organeve të serbëve gjatë luftë në Kosovë janë pjellë e shtypit të verdhë të Beogradit, që më vonë janë bartur në librin e Carla Del Pontes së “frustruar”.

Në një prononcim për televizionin malazez Atlas – Thaçi, siç thekson B92, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, demokratik dhe me integritet të plotë.

Duke folur për ndarjen e Kosovës, Thaçi ka thënë se, bëhet fjalë për një ide të tejkaluar, e cila nuk është edhe aq e mençur. "Nuk ka ndonjë ndikim dhe nuk është në pajtim me politikën e Prishtinës, politikave në rajon, dhe as në politikat e Washingtonit dhe të Brukselit. Është një mendim shterpë dhe i pasuksesshëm”, ka thënë ai.


Thaçi i është falënderuar kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq për njohjen e Kosovës, ndërsa ka shtuar se, shpreson që shumë shpejt do të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike në mes të dy vendeve. /Telegrafi/