LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova nuk është Siri, Rusia nuk do të jetë pjesë e dialogut

Thaçi: Kosova nuk është Siri, Rusia nuk do të jetë pjesë e dialogut

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nuk ka mundësi që Rusia të jetë pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkundër disa raportimeve që një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Rusia nuk do të jetë pjesë e dialogut. Kosova nuk është Siri që të futen tërë ata akterë ndërkombëtarë. Lidhur me këtë ka pasur reagime edhe nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan. Ndërsa nga BE-ja janë më të kujdesshëm, nga që duan që Serbia të afrohet kah Brukseli dhe nganjëherë mbyllin sytë”, ka thënë Thaçi në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Sa i përket bisedimeve në nivel presidentësh, Thaçi mohoi t’i ketë marrë kompetencat ndonjë institucioni, përderisa tha që përfaqësimi duhet të bëhet në formë të barabartë qoftë ai në nivel presidentësh, kryeministrash apo ministrash.


Presidenti i vendit edhe njëherë bëri të ditur që epilogu i dialogut të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë njohja reciproke.

“Ne po punojmë me mundësi reale që ai proces të jetë përfundimtar dhe të përfundojë me njohje reciproke, dhe Kosova të anëtarësohet në OKB. Vetëm kështu do të ketë kuptim dialogu”, deklaroi Thaçi, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori