Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në hapjen e konferencës: ‘NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në erën e sfidave globale të sigurisë’.
Me këtë rast, presidenti ka theksuar se Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë.
Sipas tij, liria e Kosovës ishte vlerë që na bashkoi neve, si politikanë dhe qytetarë të Kosovës, me vlerën supreme të sigurisë ndërkombëtare, atë të paktit NATO, pikërisht në ditëlindjen e pesëdhjetë të saj.
“KFOR-i, i cili është garant i stabilitetit në Kosovë, është misioni më i suksesshëm i paqes në botë për dekada me radhë. Kosova sot është një shtet stabil, i qëndrueshëm dhe me synime të qarta”, ka theksuar ai.
Megjithëkëtë, Thaçi vuri në dukje se Kosova edhe më tutje po përballet me paradokse të llojit të veçantë.
Sipas tij, Kosova është pa kurrfarë dyshimi shteti më proevropian, më pro NATO dhe më pro amerikan në botë, ndërsa është njëkohësisht shteti më i izoluar.
Ai ka thënë se Kosova është kampion në rajon në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përkundër faktit se jemi të anashkaluar dhe ende nuk jemi bërë anëtar të Interpolit.
“Kosova është shembull jo vetëm në këtë anë të Evropës, për tolerancë ndër fetare dhe ndër etnike, mirëpo fatkeqësisht ne nuk ende nuk jemi të anëtarësuar në UNESCO, për shkak të pengesave politike të Serbisë dhe shteteve tjera që e keqpërdorin UNESCO-n për qëllime politike”, ka shtuar Thaçi.
Presidenti më tej ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që kohë më parë lansoi dialogun për pajtimin historik midis shqiptarëve dhe serbëve, përmes krijimin të Komisionit për paqen dhe të vërtetën.
“Përkundër tragjedisë së madhe që na është shkaktuar në vitet e luftës, unë si President i Kosovës, por edhe politikanë të tjerë të këtij vendi, duam ta mbyllim kapitullin e armiqësive me Serbinë, duke normalizuar, përmes dialogut të Brukselit, marrëdhëniet me këtë shtet fqinj”, ka thënë ai.
Duke folur për procesin e transformimit të FSK-së, Presidenti ka paralajmëruar se, duke siguruar mbështetjen për ndryshimet e Kushtetutës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kosova në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n, do t’i krijojë Forcat e Armatosura të Kosovës.
“Natyrisht, Kosova mbetet e gatshme për të dhënë kontributin e vet modest kudo në botë, duke marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, sepse qëllimi ynë është që të bëhemi pjesë përbërëse e Partneritetit Për Paqe (PFP), dhe të anëtarësohemi në NATO”, ka thënë ai.
Viti i ardhshëm sipas tij, mund të jetë determinues për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka shtuar se mundësi e tillë, në masë të madhe do të varet nga aftësia, guximi dhe gatishmëria e vet shteteve tona respektive, për të tejkaluar problemet ende të hapura ndërmjet nesh.
“Unë jam duke punuar shumë në këtë aspekt, sepse nuk mendoj se ka asgjë më të rëndësishme se sa paqja, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Prandaj, besoj se gjatë vitit të ardhshëm, ne duhet të arrijmë të nënshkruajmë marrëveshjen historike me Serbinë për normalizim dhe pajtim”, ka thënë ai.
Në fund, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet rrëfimi më i mirë i mundshëm i partneritetit midis një populli të një vendi të vogël, pra Kosovës, me NATO-n, BE-në dhe Perëndimin në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa