LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkon përkrahjen e shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Thaçi kërkon përkrahjen e shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në lansimin e kampanjës “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Thaçi ka thënë se sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në konflikte, e cila synon të tërheqë vëmendjen e shoqërive dhe shteteve demokratike për këtë dukuri që e pengon ndërtimin e paqes.


“I dimë të gjithë krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë dhe herë do kurdo do të japë përgjegjësi për to. U munduan me çdo kusht të na zhveshin prej çfarëdo vlere njerëzore, duke përdorur edhe dhunën seksuale si taktikë çnjerëzore të luftës. U munduan të na nëpërkëmbin. Madje, edhe të na turpërojnë deri te përjashtimi dhe vetë izolimi i njëri-tjetrit. Por, të jemi deri në fund të qartë: të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë fajtore për atë që iu ndodhi. Ato janë viktima. Janë të mbijetuara që më shumë se të gjithë, kanë nevojë për përkrahjen e gjithë shoqërisë sonë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka lexuar edhe një fragment nga rrëfimi i njërës prej të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Edhe pse Kosova njihet për aktivitete që kanë rritur ndërgjegjësimin publik, kreu i shtetit ka thënë se duhet të bëjmë më shumë për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikte.

“Duhet të bëjmë më shumë për t’i përkrahur të mbijetuarat apo mbijetuarit, duke ua kthyer besimin në vetvete. Lëndimin e tyre duhet ta shërojmë së bashku. Nderi dhe dinjiteti i tyre duhet rikthyer përmes mirëkuptimit në forcë dhe besim. Ato dhe ata duhet të kenë ardhmëri”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit është shprehur mirënjohës edhe ndaj Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë për angazhimin e tyre, por edhe ndaj organizatave të tjera, që më punë të pandalshme i kanë luftuar të gjitha paragjykimet që mbizotërojnë në shoqërinë tonë në raport me këtë grup të ndjeshëm shoqëror.

Presidenti Thaçi ka thënë se këtë mund ta arrijmë vetëm duke u bërë zë i tyre. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla

QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla

Lajme
Kalo në kategori