Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Shaban Viqa – Baci.
Presidenti Thaçi ka thënë se veprimtari Shaban Viqa, i njohur me nofkën “Baci”, i përket profilit të veprimtarëve dhe luftëtarëve që mbi të gjitha vënë interesin kombëtar, duke e shndërruar në kauzë dhe filozofi jete.
“Nuk ka si të jetë ndryshe, kur dihet se ai u edukua në një familje me përcaktim të qartë kombëtar. Ky përcaktim ka bërë që Shabani të jetë pjesë e lëvizjes patriotike kundër sundimit të Jugosllavisë dhe Serbisë që në vitet tetëdhjeta të shekullit që shkoi. Idealin e tij atdhetar më së miri e zbuloi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa asnjë hezitim, Shaban Viqa shtëpinë e tij në Greme e ktheu në bazë të UÇK-së. Ai ishte njëri nga pjesëmarrësit e Epopesë së Jezercit, një betejë e lavdishme e Zonës Operative të Nerodimes, por edhe në shumë beteja tjera”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit theksoi se Shaban Viqa ishte një veprimtar i kalitur në lëvizjet patriotike të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, veçanërisht në kuadër të Frontit të Rezistencës.
“Shabani nuk e ndali asnjëherë veprimtarinë patriotike. Për fat, ai i shpëtoi burgosjes dhe dënohet në mungesë me 15 vite në fillim të luftës së viteve 1998, 1999”, shtoi ai.
Duke folur për veprimtarin Shaban Viqa, presidenti Thaçi tha se ai ishte ithtar i projektit për bashkimin e shqiptarëve.
“Emri, jeta dhe vepra e Shaban Viqës janë të pavdekshme”, shtoi ai.
Presidenti Thaçi bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, veprimtarin e shquar Shaban Viqa – Baci, pas vdekjes, e nderoi me dekoratën më të lartë në Republikën e Kosovës, me urdhrin “Hero i Kosovës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet