Me ceremoni solemne, sot është shënuar 9-të vjetori i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku u vlerësua se kjo gjykatë është ndër institucionet më të rëndësishme, por edhe më të suksesshme në Kosovë.
Kryetarja e kësaj gjykate, Arta Rama-Hajrizi ka vlerësuar se ky vit ka qenë vit i sprovave për Gjykatën Kushtetuese.
“Për herë të parë gjykata iu nënshtrua procesit të njëkohshëm të gjyqtarëve kushtetues dhe për herë të parë gjykata më nuk ka në përbërjen e saj gjyqtarë ndërkombëtarë. Kontributi i gjyqtarëve të larguar së fundmi, që njëherësh ishin pjesë në gjeneratën e parë të gjyqtarëve kushtetuese ishte thelbësor dhe tejet i çmuar për vendosjen e themeleve të Gjykatës Kushtetuese në vend dhe për zhvillimin institucional të Gjykatës Kushtetuese”, tha Rama Hajrizi.
Ajo ka shtuar se luftimi i krimit dhe korrupsionit vazhdon të jetë sfidë për institucionet e vendit. Ku në këtë prizmë, siç tha ajo, ka një rol të rëndësishëm Gjykata Kushtetuese.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese është ndër institucionet më të rëndësishme, por edhe më të suksesshme në Kosovë.
“Pavarësia, integriteti, profesionalizmi, vizioni që ka treguar Gjykata Kushtetuese, që nga themelimi i saj, janë shembull për të gjithë. Këto virtyte janë model për institucionet e tjera, sesi duhet të punohet dhe si duhet të mbrohet shteti. Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë të luajë rol në mbrojtjen e Kushtetutës dhe në interpretimin përfundimtar të saj. Duke mbrojtur rendin kushtetues, ju mbroni shtetin e Kosovës, ju ruani themelet e shtetit tonë. Sundimi i ligjit në përgjithësi, është një prej parimeve bazë, mbi të cilat kemi ndërtuar shtetin dhe shoqërinë kosovare”, ka thënë presidenti Thaçi dhe ka shtuar se falë profesionalizmit, Gjykata Kushtetuese tani më është duke funksionuar me gjykatës vendorë.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, i cili tha se është kënaqësi të jetë i pranishëm në shënimin e vitit të nëntë të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se kjo e fundit është një garantuese për rendin e ligjit.
“Gjykata Kushtuese është një garantues, e rendit kushtetues, është më rëndësi që kjo gjykatë të kryejë detyrën e saj në mënyrë efektive. Znj. Kryetare, komisioni gjithmonë do të mbetet mbështetës i Gjykatës Kushtetuese dhe inkurajon themelimin e tyre në të gjitha shtetet ku nuk ekzistojnë. Themelimi i Gjykatës Kushtetuese është një ngjarje historike, sepse kemi vërejtur gjatë kohës që gjykatat kushtetuese mbrojnë një stabilitet kushtetues dhe mbrojnë demokracinë. Të drejtat e njeriut janë një prej detyrave qendrore të Gjykatës Kushtetuese, ato janë baza e demokracisë së vërtetë”, tha Buquicchio.
Sipas tij, Komisioni i Venecias ka vërejtur ndër vite që disa gjykata kushtetuese në botë kanë pasur presion dhe janë kërcënuar. Në raste të tilla, ai tha se si kryetar i komisionit të Venecias ka intervenuar në këto vende si: Bosnjë e Hercegovinë, Poloni, Ukrainë, Turqi, e shumë vende të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania