Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e certifikimit të auditorëve të sektorit publik, e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Me këtë rast, presidenti Thaçi, bashkë me auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmanin, kanë shpërndarë certifikata për auditorët e rijnë, të cilët do të kontribuojnë në përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e llogaridhënies në institucionet publike të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe mirëpret punën e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të kësaj zyre.
Raportet vjetore të Zyrës së Auditorit, sipas tij, janë sot një burim i vlefshëm i informimit për punën e institucioneve shtetërore. “Në fakt, këto raporte janë kthyer në udhërrëfyes për të gjitha institucionet publike në Kosovë se si të shpenzojnë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve paranë publike”, ka thënë Presidenti.
Para shumë personaliteteve të kësaj fushe, Thaçi ka theksuar se qëllimi përfundimtar i kësaj është që të përmirësohet edhe më tutje qeverisja në Kosovë, në të gjitha nivelet. Ai ka shtuar se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të rrisin bashkëveprimin institucional me qëllim të forcimit të qeverisjes dhe ligjshmërisë.
Presidenti ka thënë se e tërë kjo, jo vetëm që do të sjellë qeverisje më të mirë, por do të rrisë edhe më tutje besimin e qytetarëve në institucionet publike.
“Sot po shënojmë edhe një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të auditimit publik në Kosovë. Auditorëve të certifikuar u uroj për këtë arritje të shkëlqyeshme, ndërsa Auditorit të Përgjithshëm dhe personelit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, u uroj punë të mbarë dhe të suksesshme”, ka thënë në fund presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët