LAJMI I FUNDIT:

Thaçi fton 500 mysafirë

Thaçi fton 500 mysafirë

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të zgjedhur, ka thënë për “Zërin” se më 7 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne ku presidenti i ri zyrtarisht jep betimin dhe merr detyrën, ndërsa një ditë më pas në Sheshin “Skënderbeu”, do të organizohet një ceremoni ku presidentja e tashme Jahjaga do të dorëzojë simbolikisht detyrën te presidenti i zgjedhur Thaçi

Tetë prilli 2016 pritet të jetë ditë madhështore për Hashim Thaçin.

Në këtë ditë ai do të kurorëzojë rrugëtimin e tij politik si president i vendit në mesin e 500 mysafirëve vendorë dhe ndërkombëtarë.


Ftesa për këtë ceremoni i janë dërguar gjithë presidentëve të rajonit, duke përfshirë edhe atë të Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të zgjedhur, ka thënë për “Zërin” se më 7 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne ku presidenti i ri zyrtarisht jep betimin dhe merr detyrën.

Ai më pas do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit dhe do të bëjë shpalosjen e synimeve të tij në krye të Presidencës së Republikës.

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës Thaçi do ta bëjë këtë betim:

Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia.”

Ndërsa një ditë më pas në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 10:00, do të organizohet një ceremoni solemne në të cilën Presidentja e tashme Jahjaga do të dorëzojë simbolikisht detyrën te Presidenti i zgjedhur Thaçi.

Kjo do të shënohet me dorëzimin e një kopjeje solemne të Kushtetutës së Kosovës, si dokumenti themeltar i shtetit të Kosovës, por edhe si zotim i presidentit për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutën e RKS-së. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori