Duke folur për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se debati vazhdon të jetë nëse ky proces duhet të përmbyllet përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimeve ligjore dhe se pikërisht këtu kishte lindur edhe keqkuptimi.
“Disa shtete të NATO-s konsiderojnë se ky proces për shkaqe të njohura duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, ndërsa disa shtete të tjera konsiderojnë se në rast se kjo nuk arrihet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, atëherë i njëjti proces mund të përfundojë me ndryshime ligjore”, ka thënë Thaçi.
Ajo çfarë është thelbësore për të sqaruar për opinionin e brendshëm, e veçanërisht për shtetet anëtare të NATO-s, sipas presidentit Thaçi, është fakti se pavarësisht mënyrës, pra qoftë më ndryshime kushtetuese apo ligjore, krejt ky proces është kushtetues dhe legjitim.
“Pra që të jem i qartë, askush nuk mund të bllokojë qëllimshëm këtë proces, askush nuk mund të vë veto ndaj këtij procesi, sepse pavarësisht mënyrës sesi do të përfundojë procesi, ky është një proces kushtetues dhe ligjor të cilin nuk mund ta kontestojë askush”, ka thënë ai.
Thaçi e ka theksuar këtë fakt për të hequr edhe ato pak keqkuptime që mund të ekzistojnë tek disa shtete anëtare të NATO-s.
“Ndryshimet kushtetuese për këtë proces janë të domosdoshme vetëm në kuptimin simbolik, pra të ndërrimit të emrit të FSK në FAK. Gjithashtu, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ne sigurojmë një përfshirje më të gjerë të të gjitha komuniteteve, gjë që do të bënte më të lehtë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i vendit ka thënë se duan që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshimin e Kushtetutës, duke bashkuar në një vend, në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik të të gjitha entiteteve dhe të gjitha komuniteteve të Kosovës.
“Është kjo mënyra më e mirë e mundshme për të arritur, të gjithë së bashku, te një vlerë tjetër shumë e rëndësishme përbashkuese e Kosovës. A nuk janë vlera të këtij lloji, që na bashkojnë të gjithë neve, si politikanë dhe si qytetarë të Kosovës, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, demokracia dhe votimet për pushtetin lokal dhe qendror të vendit, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, Gjykatat, rendi dhe ligji i Kosovës?”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi, në debatin e hapur me shoqërinë civile rreth qëndrimit të komunitetit serb për ushtrinë e Kosovës, ka thënë se vetëm pak vite më parë ka qenë e paimagjinueshme që shqiptarët dhe serbët do të votojnë së bashku, në të gjitha anët e këtij vendi, për përfaqësuesit e tyre në qeveritë komunale dhe vendore.
“Ka qenë e paimagjinueshme edhe që të punojnë së bashku në Kuvend dhe në Qeveri, në polici, në dogana, në administratë tatimore, së fundmi edhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kudo në fakt. Vetëm pak muaj më parë, pakkush ka mundur të paramendojë që së bashku me mua, në Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, do të ulen shqiptarët dhe serbët që ende i vuajnë pasojat e luftës në Kosovë, në kërkim të më të dashurve të tyre që janë ende të pagjetur”, ka thënë presidenti Thaçi.
Për më shumë, presidenti Thaçi ka thënë se ata do të shprehen edhe të gatshëm t’i ndihmojnë njëri-tjetrit në shërimin e plagëve të rënda të luftës, dhe në këtë mënyrë, të na ndihmojnë të gjithë neve, Kosovës mbi të gjitha, për të jetuar më qetë, më lehtë, më mirë, së bashku, duke respektuar njeri-tjetrin, duke i bashkuar në një vend, për hir të të gjithë neve, diversitetet etnike, fetare dhe kulturore, që janë pasuri e Kosovës.
“Jam i bindur që kur do t’i bëjmë Forcat e Armatosura të Kosovës, do të shohim që edhe këto forca do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithë neve, që shpreh karakterin shumetnik të këtij shteti dhe të shoqërisë kosovare. Edhe sot, ne të gjithë jemi krenarë se në përbërje janë 103 përfaqësues të komunitetit serb që punojnë krah për krah me pjesëtarët tjerë të FSK-së për ta fuqizuar atë dhe për ta bërë të gatshëm transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Kreu i shtetit ka shtuar se oficerët shqiptarë dhe serbë sot gjenden në akademitë më prestigjioze ushtarake botërore, prej West Pointit e tutje, në përgatitje të detyrave të reja që i presin në të ardhmen.
“Jam i vetëdijshëm për shqetësimet mbizotëruese tek politikanët dhe qytetarët serbë për procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.
Presidenti ka shprehur gatishmërinë që vetë të bisedojë, nëse duhet për çdo ditë me politikanët serbë, por edhe me qytetarët serbë të Kosovës, për të shpjeguar pse ne duhet t’i bëjmë Forcat e Armatosura të Kosovës.
“Dyert e Presidencës së Kosovës janë dhe do të jenë të hapura gjithmonë për të biseduar për këtë temë, por edhe për çdo çështje tjetër që i preokupon politikanët dhe qytetarët serbë të Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!