LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ejup Runjeva ishte model i luftëtarit të lirisë

Thaçi: Ejup Runjeva ishte model i luftëtarit të lirisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore të 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, Ejup Runjeva.

Në njoftimin për media thuhet se, Presidenti Thaçi ka thënë se Ejupi ishte prej veprimtarëve të parë që iu bashkëngjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë pjesë të Kosovës.

“Ejupi ishte luftëtar i orëve të para dhe shquhej për shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme të mobilizimit, afrimit, urtësisë dhe trimërisë në veprimet e tij. Ai ishte modeli i luftëtarit të lirisë. Modeli i një luftëtari që na duhej në atë kohë, i duhej kauzës, i duhej qëllimit tonë për liri, për pavarësi dhe idealit madhor për bashkim kombëtar”, ka thënë Thaçi.


Sipas njoftimit për media, Thaçi ka thënë se ka pasur nderin të kaloj me të në shumë angazhime të përbashkëta.

“Kam pas nderin që të kaloj së bashku me të në shumë angazhime të përbashkëta, të jemi së bashku përgjatë tërë bjeshkëve të Sharrit edhe në shi, edhe në borë, edhe në acar dhe vapë, gjithmonë në krye të kolonës edhe në maje të Lubotenit”, ka thënë ai.

Kreu i vendit ka shtuar se sot me krenari përkujtojmë atë sakrificë të madhe të Ejupit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Ballëlartë qëndroi në luftë. Ballëlartë qëndroi pas luftës. Edhe pse u arrestua dhe u dënua padrejtësisht, përsëri ideali, aspirata dhe kauza e tij fituan. Gjithashtu, vlerësoj lartë rolin e Ejupit në krye të shoqatave të luftës, pas luftës, për t’u përballur me shumë padrejtësi, por edhe për t’u përkujdesur për çdo luftëtar brenda mundësive, potencialeve dhe kapaciteteve që kishte”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi theksoi se Ejupi vdiq në moshën më të mirë, kur ende kishte mundësi, potencial dhe kapacitet t’i shërbente vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori