LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj në SHBA, njëri për kufijtë tjetri për vizat

Thaçi e Haradinaj në SHBA, njëri për kufijtë tjetri për vizat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj pritet që së shpejti të udhëtojnë për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi që në fillim të javës që vjen do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përderisa Thaçi, siç mësohet, pritet të flasë rreth dialogut dhe për çështjen e kufijve me Serbinë në takimet që do t’i zhvillojë me krerët e shteteve të ndryshme, Haradinaj në SHBA pritet të lobojë për çështjen e vizave.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se në kuadër të këtij udhëtimi ka gjasa që të takohet edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, shkruan Zëri.


Ndërkohë, pos këtyre dy liderëve kosovarë në kuadër të delegacionit do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili tanimë veçse gjendet në SHBA. Po ashtu pjesë e delegacionit kosovar do të jenë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, të cilët janë pjesë e Presidencës, Qeverisë dhe MPJ-së.

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se pjesëmarrja në këto ngjarje është mjaft e rëndësishme, porse sipas tyre ato asnjëherë nuk shfrytëzohen sa duhet nga liderët institucionalë të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori