LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe Gjukanoviq sot flasin në Forumin “То be Secure”

Thaçi dhe Gjukanoviq sot flasin në Forumin “То be Secure”

​Në Budva të Malit të Zi po mbahet Forumi i Sigurisë “То be Secure”, i cili këtë vit ka mbledhur shumë personalitete nga fusha e politikës dhe sigurisë.

Dje janë mbajtur shumë panele ku është diskutuar për çështjet më të rëndëisshme rajonale dhe globale.

Në këtë forum po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot së bashku me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq, janë pjesë e një diskutimi të hapur.


Thaçi dhe Gjukanoviq do të flasin për çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të tërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili rajonin tonë do ta bënte më të sigurt dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave globale.

Forumi i Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi./Telegrafi/