LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Më nuk na presin me flamur të Kosovës në BE (Video)

Thaçi: Më nuk na presin me flamur të Kosovës në BE (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kushti i Demarkacionit ishte një kurth për Kosovën, ndërsa është shprehur se në Bruksel ka zyrtarë që e vonojnë integrimin e Kosovës, në të njëjtën kohë kur e trajtojnë me dashamirësi Serbinë.

“Lojaliteti i Kosovës është keqpërdorur nga individë në Bashkimin Europian për të vonuar integrimin e Kosovës. Por, ne nuk kemi tjetër alternativë. S’e kemi kartën e shantazhit me Rusinë. Ndërsa në Bruksel janë të etur për buzëqeshjen e Beogradit”, ka thënë Hashim Thaçi në Zona e Debatit, njofton Klan Kosova.

“Qasja jonë nuk duhet të keqpërdoret nga zyrtarët e Bashkimit Europian. Ndërsa Demarkacioni ka qenë një kurth për Kosovën”.


Sipas presidentit kosovar në raportet Kosovë-BE, tashmë ka ngecje e kthim prapa.

“Unë jam pritur me flamurin e Kosovës në selitë e BE-së, ndërsa tash nuk pritet askush me flamur, ka regres, sikur kamuflohet realiteti i Kosovës së pavarur e sovrane, por sido që të jetë ne duhet të punojmë për liberalizimin e vizave, sepse s’kemi alternativë tjetër”.

“Por, prapë, dua të theksoj se kalimi i Demarkacionit megjithatë nënkupton liberalizim të vizave, ndërsa luftimi i korrupsionit është agjendë e përhershme”.

Thaçi është shprehur optimist se “qasja e Brukselit do të ndryshojë”, por  ai ka shtuar se “edhe ne duhet t’i kryejmë detyrat tona të shtëpisë”.

Ai  ka thënë që nuk beson se Serbia ka lider të atyre përmasave që ta njohë realitetin Kosova shtet i pavarur dhe sovran, në mënyrë që, sipas tij, ta çlirojë shtetin e vet nga mitet dhe barra e Kosovës.

“Sa më shpejtë që Serbia heq barrën e Kosovës, sa më shpejt që largohet nga miti për të kaluarën, është më mirë për ta. Normalisht që kjo do të thoshte që më shpejtë ecin ata dhe të gjithë drejt të ardhmes, drejt njohjes reciproke. Nuk ka asnjë lider serb që është aq patriot sa ta njohë Kosovën”.

Sa i përket vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe shefin e CIA, Mike Pompeo, ai në Zona e Debatit në ka deklaruar se ato ishin takime për rikonfirmim të bashkëpunimit, sidomos në luftën kundër terrorizmit.

“Ka një traditë të bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë me SHBA-në, ndaj edhe takimi me shefin e CIA nuk ka qenë as i pari, as nuk do të jetë i fundit. Ka qenë takim për rikonfirim të bashkëpunimit tonë. Tek e fundit agjenda e SHBA-së kundër terrorizmit është agjendë edhe e jona. Ne kemi qenë dhe mbetemi cak i elementëve terroristë. SHBA vazhdon të mbështesë punën dhe progresin tonë në luftën kundër terrorizmit”.

“Rusia nuk ka ndonjë ndikim në Kosovë, por nuk mund të themi që nuk ka ndikim në Ballkanin Perëndimor, përmes presionit në forma të ndryshme. Njerëzit në Kosovë janë më luajalë me Bashkimin Evropian, më pro-amerikanë në botë dhe më pro-NATO se plot shtete anëtare. Për më tepër, nuk dua ta shoh Rusinë vetëm nga prizmi armiqësor, sepse ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në Rambuje, edhe në Vjenë, edhe në disa procese. Rusia asnjë të keqe nuk ia ka bërë Kosovës, historikisht. Njohja e Kosovës nga Rusia do ta ndihmonte Serbinë të largohej më shpejt nga mitet e së shkuarës”, tha presidenti. /Klan kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori