LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, 80 paralajmërime për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse

Tetovë, 80 paralajmërime për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse

Në rajonin e Tetovës gjatë 24 orëve të fundit nga ana e nëpunësve policorë janë shqiptuar 80 paralajmërime për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të obligueshme.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, prej numrit të përgjithshëm, 31 persona janë paralajmëruar edhe me shkrim.

“Në periudhën nga 30 prilli deri më 1 maj, për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal, ka denoncime për pesë shkelje për baza të ndryshme”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifoski.


Në karantinë shtetërore për 14 ditë në hotelet në Kodrën e Diellit kanë arritur edhe 12 persona, ndërsa numri i përgjithshëm është 119./Telegrafi/