LAJMI I FUNDIT:

Testi që zbulon se sa afër kancerit të mushkërive është duhanpirësi

Testi që zbulon se sa afër kancerit të mushkërive është duhanpirësi

Shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat në gojë dhe hundë reagojnë ndaj dritës së ndryshme infra të kuqe dhe kjo i ka çuar në përfundimin se në këtë mënyrë kanceri i mushkërive do të mund të zbulohet në fazën shumë më të hershme.

Përmes testit të ri, duhanpirësit do të mund të mësojnë shumë herët se cilat janë shanset e zhvillimit të kancerit. Vetëm në Britaninë e Madhe, çdo i pesti person i rritur pi cigare dhe të gjithë kanë rrezik të rritur nga kanceri i mushkërive, transmeton Koha.net.

Tek personat të cilët janë veçanërisht të lëndueshëm ndaj kësaj sëmundjeje, kanë zbuluar shkencëtarët, qelizat në gojën dhe hundën e tyre reagojnë ndryshe ndaj dritës infra të kuqe.

"Ekspozimi ndaj tymit të duhanit si duket e shkakton një lloj të ndryshëm të lëndimit në qelizat e atyre që do ta zhvillojnë kancerin e mushkërive", thotë prof. Sam James nga Universiteti i Londrës.


"Nëse mund ta përdorim këtë sistem të zbulimit mjaft herët, ndoshta do të mund ta zbulojmë kancerin e mushkërive në një fazë shumë të hershme apo edhe t’i informojmë individët për rrezikun në rritje të sëmundjes", shtoi James.

Saktësia e testit të shkencëtarëve britanikë është madje 80 për qind e lartë, raporton Mirror. Qëllimi është që të mundësohet që një ditë, pacientët ta bëjnë këtë test me një vizitë të thjesht në farmaci ose tek ndonjë mjek i përgjithshëm, dhe mostra të dërgohet për analizë.

Hulumtimi është prezantuar në Londër. Hapi i ardhshëm është të merren mostra dukshëm më të mëdha të grupit të kontrollit dhe të monitorohen me kalimin e kohës se te sa prej tyre do të zhvillohet sëmundja e kancerit të mushkërive. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori