Testi i maturës ka nevojë urgjente që të përmirësohet, për shkak të kopjimit që po ndodhë. Mirëpo, heqja e tërësishme e testit nuk duhet të bëhet. Madje, ekspertët e arsimit e shohin të gabuar idenë për të hequr këtë test.
Megjithatë, kryetari i Komisionit Shtetëror për Testin e Maturës, Fehmi Hysenaj, thotë se do të hapin debatin lidhur me këtë çështje, edhe pse ky test mbetet jetik sa i përket pasqyrimit të punës që bëhet në shkolla.
Në një intervistë për KosovaPress ai ka theksuar se testi i maturës është obligim ligjor, ku për këtë iu ka bërë thirrje të gjithë faktorëve që përfshihen në këtë proces, të vetëdijesohen lidhur me rëndësinë e mbarëvajtjes së testit.
“Ne do ta hapim debatin për këtë punë, ne nuk jemi ata që e pengojmë edhe të hiqet. Nuk jemi ata që e kemi sjellë testin e maturës, por mendoj se ne duhet të piqemi, sidomos administratorët të cilët shpeshherë nuk kanë qenë në nivelin e detyrës”, tha ai.
Sipas tij, rëndësia e këtij testi qëndron edhe në përmbledhjen e të arriturave të nxënësve gjatë shkollimit parauniversitar, ku pavarësisht të metave të testit të maturës që janë shfaqur posaçërisht gjatë mbarëvajtjes së tij, ai shprehet optimist se kësaj radhe gjithçka do të shkojë më mirë.
“Pikërisht aty ku kemi çaluar në administrim ka ndodhur që nxënësit të mos jenë ekuivalent me njohuritë e tyre. Do të thotë ka ndodhur që një nxënës me sukses të mirë të jetë më i miri me poena ose ndër më të mirët që nuk është reale. Ne po shpresojmë që i kemi marrë të gjitha masat që kjo të mos ndodhë kësaj radhe dhe unë kam bindjen që nxënësit më të mirë do t’i prijnë listës së të gjitha shkollave”, u shpreh ai.
Ndërsa, eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se testi i maturës karakterizohet me një shkallë të lartë të kopjimit dhe mashtrimit, gjë që dëshmon administrimin e dobët të tij.
Për këtë, ai thotë se duhet të përmirësohet urgjentisht administrimi deri në atë shkallë sa të mos mund të përfitojë askush përmes mashtrimit.
“Unë e kuptoj zhgënjimin e njerëzve me testin e maturës për faktin se ai karakterizohet me një shkallë të lartë të kopjimit dhe të mashtrimit. Kjo po zgjatë tani e 10 vite. Po ashtu duhet kuptuar se testi i maturës është instrumenti i vetëm që ka shteti për të vënë njëfarë kontrolli mbi atë se çfarë punohet në shkollat e mesme të larta të Kosovës, prandaj, aty duhet të përmirësohet administrimi i testit të maturës dhe duhet të përmirësohet deri në atë shkallë sa të mos ketë gjasa të përfitojë askush përmes mashtrimit dhe kopjimit”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv nga Qendra për Arsim në Kosovë vlerëson se ndonëse e dëgjuar shumë herë, ideja për heqjen e testit të maturës mbetet e gabuar.
“Heqja e testit të maturës, një ide që dëgjohet shpesh është shumë e gabuar për faktin se atëherë çdo gjë mbetet në duar të kritereve të cilat edhe ashtu nuk janë stabile, janë individuale, varen prej shkollës, prej mësimdhënësit e kështu me radhë. Plus mund të ketë efekte negative në njohjen e Kosovës jashtë vendit sepse në vendet tjera testi i maturës është një mekanizëm i etabluar, të cilin shteti e shfrytëzon për t’i nxitur shkollat që të punojnë si duhet sepse e dinë se një ditë nxënësit do të vijnë në një test që nuk varet nga mësimdhënësi. Por, kur testi është i komprometuar në kuptimin e lejimit të mashtrimit dhe kopjimit, atëherë kjo nuk vlenë dhe atëherë normal që nuk e mobilizon askënd. Prandaj, duhet të orientohen të gjitha përpjekjet në përmirësimin e administrimit”, theksoi ai.
Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, në një përgjigje me shkrim ka pohuar për KosovaPress, se organizimi i testit të maturës është ende larg standardeve evropiane.
Sipas tij, vlerësimi si proces, ka vlerë vetëm atëherë kur krijohen kushte optimale për të, në të kundërtën procesi komprometohet.
“Matura Shtetërore është e rregulluar me ligj dhe është obligim për çdo maturant. Çështja e organizimit të procesit të vlerësimit është ende larg standardeve evropiane. Për këtë arsye nxënësit e shkëlqyer ndodhë që të dalin dobët në këtë proces, kurse ata që përdorin mjete të palejueshme gjatë testimit të dalin më mirë. Kjo është shumë zhgënjyese për shumicën e nxënësve, duke i demotivuar dhe demoralizuar nxënësit më të mirë dhe duke e kontaminuar tërë procesin”, ka theksuar ai.
Për tejkalimin e dukurive negative dhe për ta fituar besimin e maturantëve në këtë proces, Salihaj thotë se urgjentisht nevojiten disa hapa e që janë: formimi i Qendrës Nacionale për Vlerësim të Jashtëm, përmirësim substancial në përgatitjen e instrumenteve matëse-testeve dhe administrim shumë më të mirë të procesit të testimit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje