Rreth 24 mijë nxënës të cilët kanë përfunduar klasën e nëntë do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, i cili këtë vit do të mbahet në dy ditë të ndryshme. Kjo për shkak të dyfishimit të pyetjeve në këtë test ndërsa edhe numri i lëndëve, prej nëntë të tillave, i konsideruar i lartë, tashmë do të ndahet në dy testime të ndryshme.
Testi i Arritshmërisë është test orientues që do të thotë se nuk ka një prag të kalueshmërisë dhe varësisht nga rezultati, nxënësi orientohet në arsimin e mesëm të lartë.
Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, deklaroi për KosovaPress se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi. Dita e parë e testit do të mbahet më 4 qershor, ndërsa dita e dytë pas dhjetë ditësh, më 14 qershor.
Sipas tij, do të ketë mbi 150 qendra testimi, ndërsa nxënësit do të duhet t’ju përgjigjen 200 pyetjeve.
“Numri i kërkesave ka qenë i vogël nëpër lëndë dhe për të pasur një besueshmëri më të lartë, i kemi rritur kërkesat në pyetje, në të gjitha lëndët, nga 100 në 200 pyetje. Numri i lëndëve për një ditë ka qenë shumë i madh, nëntë lëndë brenda ditës prandaj e kemi ndarë në dy ditë.
Këto 200 pyetje janë ndarë në ditën e parë më 4 qershor janë gjuha amtare, angleze dhe shkencat shoqërore kurse në ditën e dytë që do të mbahet më 14 qershor 100 pyetje të tjera në matematikë, informatikë dhe shkencat natyrore… Nxënësit mundësitë i kanë më të mëdha të fokusohen vetëm në katër lëndë në një ditë, jo në nëntë lëndë, sa ka qenë më përpara në të njëjtën ditë”, ka thënë Elezi.
Ai shtoi që këtë vit numri i nxënësve që do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë është më i vogël në krahasim me vitin e kaluar.
“Ministria e Arsimit është në përgatitje të Testit të Arritshmërisë në koordinim me drejtoritë komunale të Arsimit, drejtoritë komunale i përcaktojnë administratorët që do të adresojnë klasat e caktuar në komunat përkatëse… Këtë vit numri është më i vogël, janë rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë”, u shpreh Elezi.
Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi do të angazhohen 450 komisionarë. Nxënësit janë të lutur që të respektojnë rregullat e testit dhe të shmangin çdo lloj përpjekje për kopjim pasi do të ndëshkohen dhe do të përjashtohen nga testi.
“Shpresoj se nuk do të këtë nxënës të cilët e përdorin teknologjinë për kopjim gjatë procesit të testimit, në rast se një nxënës kapet me telefon, administratorët e kanë si rregull që ata nxënës të largohen nga testi”, vijoi Elezi.
Përpos Testit të Arritshmërisë, Ministria e Arsimit është në përgatitje edhe për Testin e Maturës shtetërore i cili do të mbahet më 18 qershor, ndërsa maturantët dhe të tjerët të cilët nuk e kanë kaluar këtë provim kanë të drejtë paraqitjeje deri më 8 qershor.
“Më 18 qershor do të jetë Testi i Maturës, jemi në fazë finale të përgatitjes, i kemi përgatitur instrumentet dhe deri më 8 qershor nxënësit duhet ta paraqesin testin e maturës”, tha ai.
Maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa, nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta.
“Testi i Maturës në total i ka 100 pyetje, gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë, janë lënde që do t’i nënshtrohen të gjithë nxënësit me 25 pyetje, kurse lëndën e katërt e zgjedhin vetë nxënësit nga një listë prej 12 lëndëve… Lëndët janë shkenca natyrore, fizik, biologji pastaj histori, gjeografi, informatikë, sociologji, psikologji, ekonomi dhe ndërmarrësi si dhe lëndët e arteve qe mund të zgjedhin në shkollë të artit dhe muzikë mund të zgjedhin shkollat profesionale që kanë muzikë”, ka thënë Elezi.
Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit shton se Testi i Arritshmërisë dhe Testi i Maturës përveçse teston njohuritë e fituara të nxënësve gjatë shkollimit, është edhe një vlerësim që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës