LAJMI I FUNDIT:

​Teste COVID-19 dhe dokumente të falsifikuara, procedohen nëntë shtetas në Rinas

​Teste COVID-19 dhe dokumente të falsifikuara, procedohen nëntë shtetas në Rinas

Nëntë shtetas janë proceduar penalisht në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtarë “Nënë Tereza” në Rinas, pasi dyshohet se po udhëtonim me teste COVID-19 dhe dokumente të falsifikuara.

Policia e Shtetit ka njoftuar këtë të shtunë në mëngjes, se nga 9 të proceduarit, 6-të dyshohet për tentativë të kalimit të kufirit me test të falsifikuar të COVID-19 dhe 3 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia sqaron se në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R. P., 47 vjeçe dhe R. Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L. L., 21 vjeçe dhe E. M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D. G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F. T., 37 vjeç banues në Burrel.


Këta shtetas kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Policia Kufitare do intensifikojë kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori