Testamenti politik
Problemet që nuk zgjidhen paraprakisht barten në vitet në vijim. Dhe në këtë transit kohor ato marrin forma dhe përmasa nga më të ndryshmet. E keqja më e madhe mbetet se ato mund të shndërrohen në gjeneratorë krize, kur shoqëria e humb fuqinë e ndikimit për t’iu qasur zgjidhjes në mënyrë fundamentale si rezultat i mungesës së perceptimit dhe njohurive për ta njohur atë “problem” në detaje, që mund të ketë zënë vend në rangun e llojit të nevojave që kualifikohen tepër të rëndësishme apo më pak të rëndësishme, ndërsa nga (pa) mundësia e identifikimit dhe përcaktimit të nevojave si dhe vullneti i pushtetit, vlerësohet relevanca e tyre, e cila merr prioritet varësisht nga raporti i fuqisë organizative të atij vendi-shteti me çështjet që kërkojnë zgjidhje, në të kundërtën mos kalkulimi i saktë i rezultateve çon në ç’ekulibrimin e nevojave dhe shtonë presionin te grupet e pakënaqura të shoqërisë.
Shoqëritë që shpesh kanë telashe në përcaktimin e prioriteteve të kushtëzuara nga elementi kohë, sfidohen për t’i vënë çështjet që kërkojnë zgjidhje në orbitën e vetë, qoftë në periudha më afatëshkurtëra apo në një cikël tjetër të zhvillimeve.
Shmangja prej prioriteteve
Viti 2011 do të duhej të ishte vit i definimit të qartë të prioriteteve të Qeverisë pas përfundimit të plotë të procesit zgjedhor i filluar me datën 12 dhjetor, 2010. Kjo për faktin se ky shtet i ri i mbërthyer mes zhvillimeve jo të lehta në këtë periudhë tranzicioni, ka trashëguar apo bartur një varg problemesh të pazgjidhura nga vitet e mëparshme. Disa prej çështjeve si situata në veri të vendit kanë qenë në listën e prioriteteve, jo vetëm të kësaj Qeverie në dorëheqje, por edhe të atyre që dikur kanë udhëhequr në formë mikste me UNMIK-un në një proces veprimi më të ndërvarur.
Gjykuar në kontekst të ushtrimit të sovranitetit mbi vendin, pushteti në Kosovë, pak ka arritur ta lëviz gjendjen nga pika zero në veriun e vendit, edhe pse ky fenomen kohë pas kohe është ranguar si prioritar dhe rreth tij janë ngritur strategji politike, që praktikisht nuk e kanë ndryshuar gjendjen, e cila mbetet në limitin e kufijve ekzistues me zhvillime dramatike dhe tensione të nxitura sa herë kjo i duhet Beogradit.
Një status quo e tillë mbahet edhe si rezultat i strukturave ushtarake policore ndërkombëtare për t’u krijuar dy realitete të kundërta njëra me tjetrën: e para është arritur të ruhet një qetësi e brishtë momentale, e cila e ka eliminuar eskalimin e dhunës ndëretnike, por që nuk ka çuar në zgjidhje asnjëherë. E dyta – është mbajtur peng dhe pamundësuar ndërhyrja institucionale e institucioneve të Kosovës për t’iu qasur më seriozisht zgjidhjes së kësaj çështje.
Refleksionet negative në veriun e vendit kanë krijuar pasoja jo vetëm në relacione të brendshme, por edhe në ato të jashtme. Në raportet e jashtme shumë situata ekcesive në veri i kanë bërë shumë vende të hezitojnë që t’iu bashkohen njohjes së pavarësisë dhe herë, herë janë ngritur dyshime lidhur me funksionalitetin e shtetit të ri dhe kanë ngecur iniciativatë lidhur me investimet e donatorëve të huaj.
Përgjigjja e z. Désiré
Në pyetjen bërë ambasadorit të Guines në Slloveni, Dr. Désiré Ahola, se si dhe kur mund ta njihte vendi i tij Republikën e Kosovës, vërehet se përgjigjja ka ngelur në kufijtë kohor që lidheshin me ngjarjet tragjike të 17 marsit, 2004 në kohën kur ky diplomat kishte qenë për vizitë në Kosovë. Nuk ishte lehtë ta shtysh mendjen e z. Désiré të kuptonte se vendi ynë ka shënuar shkëputje nga ajo periudhë për të cilën fliste, dhe zgjidhjet e “provuara” apo të imponuara të ndryshohet realiteti nëpërmes dhunës, ishin më shumë pasojë e neglizhencës dhe keqqeverisjes së UNMIK-ut, i cili kishte humbur kuptimin e misionit në Kosovë.
Realisht në veri të vendit mundësitë e veprimit kanë qenë “privilegje” të KFOR-it, i cili kryesisht udhëhiqej nga francezët dhe herë pas herë i strukturuar në nivel komandues nga amerikanët dhe të tjerë. Këto lëvizje shpesh në opinion janë pritur me shpresë se më në fund do të ketë ndryshime pozitive, fillimisht në aspektin e sigurisë, pastaj të hapet dera për veprime të organizuar institucionale të institucioneve të shtetit të Kosovës, por që deri tani koordinim nuk ndodhi.
Zgjidhja e çështjes së veriut të vendi e përkthyer në gjuhën politike do të thotë: më shumë stabilitet politik, mbyllje e kanaleve të kontrabandës, rritje e të hyrave për buxhetin e Kosovës, imazh politik për më shumë njohje dhe siguri për investitorët. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës ky vit do të duhej të shënonte fundin e bartjes së kësaj çështje të pazgjidhur për të mos ua lënë trashëgim viteve dhe brezave që vijnë, një prioritet i përmbushur dhe jo i premtuar, në formë të një testamenti të pashkruar politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker