LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti që goditi Kosovën, flet drejtori i Institut Sizmologjik

Tërmeti që goditi Kosovën, flet drejtori i Institut Sizmologjik

Një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes Kosovën.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka thënë për Telegrafin se tërmeti ka ndodhur rreth otës 08:28 dhe epiqendra e tij ishte në Viti, Kaçanik dhe fshatin Nikaj.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31/07/2022 në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.


Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.  Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327: 7 km në Jugperëndim JP të Vitisë, 6 km në Verilindje VL të Kaçanikut dhe 2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj”, ka thënë Mustafa.

Ndjehen lëkundje të tokës në Kosovë
Lexo po ashtu Ndjehen lëkundje të tokës në Kosovë

Ai ka shtuar se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

“Nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori