LAJMI I FUNDIT:

Tepër i trashë për gjykatore

Tepër i trashë për gjykatore

Gjykimi i një tregtari të pajisjeve muzikore nga New Yorku është mbajtur në një kombi në parkimin para gjykatës, në qytezën Riverhead, sepse ky mashkull me peshë prej 227 kilogramësh ka qenë tepër i trashë për të kaluar nëpërmjet dyerve të ndërtesës së Gjykatës.

Pronari i dyqanit të pajisjeve muzikore nga një paralagje njujorkeze, është akuzuar se ka shitur një kopje të paligjshme të kitarës Les Paul. Ai ka përjetuar një gjykim në parkingun e gjykatës, për shkak se ka qenë tepër i trashë për të hyrë nëpër dyert e gjykatës.

Avokati i tij ka thënë se klienti i tij 227 kilogramësh nuk ishte në gjendje të hynte në gjykatore. Gjykatësi i shtetit, Robert Doyle ka thënë se shkak i zgjidhjes së pazakontë ka qenë “problemi i tij i rëndë me peshën trupore". Gjykimi është mbajtur në qytezën Riverhead, derisa mbrojtësi ka dorëzuar edhe dëshminë mjekësore në të cilën thuhet se i padituri lëngon nga osteoartriti.

Tregtari, i cili ka thënë se nuk ndihet fajtor dhe është liruar pa kaucion ka pohuar se, për shkak të këtij rasti dhe problemeve personale me shëndet, është detyruar të mbyllte dyqanin e tij.