LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të dalin nga Kosova me teste të falsifikuara të COVID-it, ndalohen nga Policia

Tentuan të dalin nga Kosova me teste të falsifikuara të COVID-it, ndalohen nga Policia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në Pikën e Kalimit Kufitar, Hani i Elezit të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin me teste të falsifikuara.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se “Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit më 09.09.2021 rreth orës 09:10, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj kosovarë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit”.

Policia njofton se të dyshuarit E.F., (viti i lindjes 2003) dhe A.A (viti i lindjes 2003) kanë prezantuar tek autoritetet policore dy dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, të lëshuara nga QKMF ne Gjakovë. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Gjakovë, nga ku është konfirmuar se dokumentet e prezantuara nuk janë të evidentuar si dokumente të lëshuara në QKMF -Gjakovë.


“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘legalizim i përmbajtjes së pa vërtetë’. Dokumentet janë konfiskuar nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori