LAJMI I FUNDIT:

Tentoi t’i ikë policisë, paraburgoset tetovari me lëndë narkotike

Tentoi t’i ikë policisë, paraburgoset tetovari me lëndë narkotike

I. H 38 vjeçar nga Tetova është paraburgosur për shkak të veprëes penale të prodhimit të palejuar dhe lëshimit në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I parabugosuri ka tentuar që t’i ikë policisë në pikëpagesën e autostradës Tetovë-Shkup, në Zhelinë. Ai ka qenë duke udhëtuar me veturë Mercedes, por pasi që policia e ndalon, del nga vetura dhe tenton të ikë nëpër fushat përreth. Gjatë tentimit për të ikur, e ka hedhur një qese me material pluhuri, ngjyrë kafeje, që është dërguar për analizë të mëtutjeshme./Telegrafi/