LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të ikte nga Shqipëria me pasaportë të falsifikuar, arrestohet indiani

Tentoi të ikte nga Shqipëria me pasaportë të falsifikuar, arrestohet indiani
Foto: Ilustrim

Vihet në pranga një shtetas indian, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të dyshuar si të falsifikuar.

I arrestuari është S. E., 28-vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52-vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale. /Telegrafi/