Kuvendi i Shqipërisë vendosi me 104 vota “pro” shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për “shkelje të rënda kushtetuese”.
Por si lindën tensionet mes mazhorancës dhe Metës dhe përse u arrit deri në shkarkimin e tij?
Në 28 prill 2017, në raundin e parafundit të zgjedhjes së presidentit, Ilir Meta mori 87 vota pro dhe 2 kundër si kreu i ri i shtetit shqiptar.
Ishin ditët e fundit të bashkëpunimit si aleat me socialistët që nën zë e akuzonin si mbështetës të çadrës së opozitës para kryeministrisë.
Meta që për katër vite kishte mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit, tha se do të bënte fushatë për LSI-në, deri në korrik kur bëri betimin. Gjatë fushatës, partia e tij që kishte kaluar në drejtimin e Petrit Vasilit, ishte në qendër të akuzave si të Ramës ashtu dhe të Bashës.
Qeverinë, presidenti e dekretoi në 10 shtator 2017 dhe për disa kohë tonet mes tij dhe kryeministrit nuk patën ngritje.
Por, në 22 nëntor 2017 presidenti i kthen për rishqyrtim mazhorancës ligjin për tarifat gjyqësore.
Ai do të ishte i pari nga një seri e gjatë ligjesh të kthyera si antikushteuese, mbi 60 të tilla që nga 2017.
Shumë më tepër se 4 presidentë e tjerë para tij, që të marrë së bashku kishin kundërshtuar mazhorancën në 42 nisma ligjore.
Me përjashtime të vogla, pothuajse të gjithë dekretet e tij u rrezuan dhe ligjet hynë në fuqi të pandryshuara. Nga ana tjetër, parlamenti rrëzoi tre kandidatura të presidentit për postin e kryetarit të KLSH-së.
Një përplasje që acaroi dukshëm tonet me mazhorancën ishte mosdekretimi i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Edi Ramës iu desh të dërgonte dy herë emrin në presidencë dhe vetëm pasi ish-gjenerali i brigadës pranoi të lirohej nga grada ushtarake, mori firmën e Ilir Metës në 16 Nëntor 2018.
Një situatë e ngjashme u përsërit në janar të 2019 kur ndër një seri emrash që u dekretuan si ministra të rinj, Ilir Meta refuzoi të dekretonte atë të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Në 18 janar në këtë detyrë u dekretua kryeministri Rama.
Tonet tashmë ishin ashpërsuar dhe çështja nëse presidenti mund të refuzonte apo jo dekretimin e ministrave, kaloi në Gjykatë Kushtetuese.
Konflikti më i madh me mazhorancën, që çoi dhe në nisjen e procedurave për shkarkimin e tij, ishte ai i 8 qershorit. Me opozitën që kishte djegur mandatet dhe ishte në protesta prej muajsh, presidenti nxori një dekret ku anulonte atë të mëparshmin që caktonte datën e zgjedhjeve në 30 qershor 2019.
Zgjedhjet u zhvilluan dhe në 8 korrik mazhoranca ngriti komisionin hetimor për shkarkimin e tij.
Në nëntor një tjetër përplasje me mazhorancën dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi u bë pjesë e hetimit të këtij komisioni, si motiv i mundshëm për ta shkarkuar presidentin.
Arta Vorpsi e renditur e para ne listën e KED, u konsiderua e zgjedhur nga mazhoranca si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për aq kohë sa presidenti nuk u shpreh brenda 30 ditëve.
Ajo bëri betimin te noteri dhe jo presidenti siç parashikon Kushtetuta. Meta përzgjodhi për të njëjtin post Marsida Xhaferllarin, e cila e mbajti atë pas një interpretimi të vetë Gjykatës Kushtetuese.
Pas një viti hetimesh, nëntë mbledhjesh dhe pasi ishte drejtuar dy herë Komisionit të Venecias, komisioni hetimor vendosi të mos shkarkonte presidentin, por të sugjeronte ndryshime kushteuese dhe ligjore.
Një ligj i posaçëm u hartua nga një grup deputetësh të mazhorancës por që nuk u depozitua kurrë kuvend. Tetë muaj më pas i njëjti parlament përfundoi procedurat dhe shkarkoi të njëjtin president./Euronews.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës