Takimi i zhvilluar në Bruksel më 24 janar, ndërmjet përfaqësuesve të nivelit të lartë politik të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Zyrës së përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka synuar uljen e tensioneve ndërmjet dy vendeve, që u shpërfaqën javëve të fundit nëpërmjet një retorike të ashpër nga autoritetet e të dyja vendeve.
Por, pavarësisht takimit të së martës në Bruksel, retorika e ashpër nga të dyja palët ka vazhduar edhe më tej, duke ngritur pikëpyetje nëse dialogu i rinisur me nivel të lartë të përfaqësimit politik, do të mund t’i ulë tensionet, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, shqiptarë dhe serbë.
Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se takimi në Bruksel, me nivelin e lartë të përfaqësimit të të dyja vendeve, nuk kishte të bënte me vlerësimin e objektivave të arritura drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për të kundërtën e kësaj.
Shkasi imediat që u takuan liderët e institucioneve të larta të Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, ka të bëj me provokimet dhe rrezikun potencial të krijuar pas ngjarjeve të fundit, qoftë me murin në Mitrovicë të veriut, qoftë me trenin që ishte nisur për në këtë pjesë të Mitrovicës nga Beogradi.
“Realisht, duhet të konstatohet një gjendje, e cila ka të bëjë me qëllimin e kundërt karshi objektivave që janë parashtruar drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pa e bërë një analizë të mirëfilltë se çfarë janë të arriturat dhe dështimi, nuk mund të ecim në drejtimin e duhur, pavarësisht se kush do të jetë në përfaqësimin eventual të ri, pavarësisht se çfarë platforme do të shtrohet eventualisht në vazhdimin e dialogut”, thekson Beqaj.
Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pas takimit të fundit në Bruksel të autoriteteve të larta të të dyja vendeve, situata do të qetësohet. Sipas tij, Bashkimi Evropian ua ka bërë të qartë të dyja palëve obligimet që kanë në raport me marrëveshjet që i kanë arritur deri më tash në kuadër të dialogut.
“Pres që këto tensione të bien, para së gjithash për shkak se në mënyrë shumë të qartë u është bërë me dije Beogradit dhe Prishtinës, se duhet t’i vazhdojnë bisedimet dhe t’i zgjidhin problemet përmes bisedimeve, si dhe që duhet të dërgojnë porosi të tilla që nuk i ngritin tensionet. Unë jam gati se i bindur se e gjithë kjo do të zgjidhet, por se sa kjo do të bëhet shpejt, kjo është çështje e veçantë. Por, mendoj që në qoftë se janë afatizuar zgjidhjet e disa problemeve, atëherë ato probleme duhet të zgjidhen brenda afateve”, thotë Nojkiq.
Në anën tjetër, pas vazhdimit të retorikës së ashpër edhe pas takimit të fundit në Bruksel, zyra e Mogherinit ka reaguar duke kritikuar pjesëmarrësit e takimit se kanë dhënë deklarata publike për zhvillimet në takim, pavarësisht pajtimit që të mos e bëjnë këtë.
Profesor Beqaj thotë se mungesa e transparencës lidhur me zhvillimet në takimet në Bruksel, përfshirë edhe takimin e fundit, e bëjnë procesin e dialogut të përcillet me situata kundërthënëse. Sipas tij, vetë zyra e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur në takim.
“Mogherini nuk ka qenë e interesuar të bëhet transparent takimi i dy liderëve, ndonëse ky nuk ka qenë takim i shefave të shërbimeve sekrete. Pra, në vend se të korrigjohet si gabim që ka të bëjë me anën publike, kjo ka qenë çështje interne. Së dyti, a ka qenë e pakënaqur zyra, përkatësisht Mogherini, për shkak të deklaratave, të cilat janë dhënë në s’përputhje me atë çfarë janë biseduar temat në bisedat interne apo ndoshta për shkak se kanë thënë të pavërtetat publike? Pra, këto çështje e komplikojnë shumë situatën, në vend se ta thjeshtësojnë dhe ta qartësojnë atë”, vlerëson ai.
Sido që të jetë, Nojkiq vlerëson se retorika e ashpër duhet të ndërpritet, pavarësisht që sipas tij, ajo më tepër shërben, siç thotë ai, për konsum të brendshëm.
“Një situatë e tillë mund të nxisë pasoja të padëshirueshme, por unë mendoj që e gjithë kjo, para së gjithash ishte vetëm një retorikë dhe tërheqje e vëmendjes. Mendoj se kjo është një fushatë parazgjedhore, e cila ishte e drejtuar edhe nga ana e Prishtinës, por edhe nga ana e Beogradit”, thekson Nojkiq.
Ai shprehmendimin se edhe çështja e murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, për të cilin autoritetet e Kosovës kanë thënë se do ta shembin, nuk do të jetë shkas për dështim të dialogut, ndonëse sipas tij, ndërtimi i murit është veprim i gabuar nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut. Sipas tij, këtë problem tashmë e kanë vënë në dukje përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata do ta imponojnë edhe zgjidhjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale