LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag zbulon presionin e madh te Man Utd, flet edhe për objektivat e klubit

Ten Hag zbulon presionin e madh te Man Utd, flet edhe për objektivat e klubit

Erik Ten Hag po kalon vitin e tij të parë te Manchester United, pasi në verën e këtij viti ka marrë drejtimin e gjigantit anglez.

Trajneri holandez ka pasur një nisje të dobët të sezonit, por me kalimin e kohës ka gjetur formën e duhur dhe United ndodhet në pjesën e epërme të tabelës.

Në vitin e tij të parë në Angli, Ten Hag ka thënë se synon të përfundojnë në mesin e katër skuadrave më të mira në Angli.


Por tekniku holandez nuk harron të përmend faktin se të punosh në Old Traford si trajner i Djajve të Kuq ka presion të madh.

“E pranoj, te United ka presion. Por, unë e pranoj të vërtetën kështu siç është dhe më takon të merrem me të. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se një presion i tillë është edhe për trajnerin e Chelsea apo Newcastle që në afatin kalimtar investuan shumë”.

“Ne kemi presion të madh pasi duhet të renditemi në katër vendet e para të kampionatit, ky është objektivi ynë. Jemi të vetëdijshëm se gara është shumë e fortë, por kështu edhe për shtatë apo tetë klube të tjera që gjithashtu luftojnë për një vend mes katër të parëve”.

“Kjo është diçka e mirë për kampionatin, njerëzit kënaqen me Ligën Premier. Unë jam entuziast, po ndjek me vëmendje procesin dhe mënyrën si po paraqitemi në fushë”.

“Nuk duhen harruar rezultatet të cilat duhet t’i marrim, por theksoj se procesi po ecën mirë. Kemi bërë progres të madh dhe në gjykimin tim kemi shanse të larta për të qenë mes katër më të mirëve”, deklaroi tekniku holandez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori