LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat do të zbresin deri minus 18 gradë C

Temperaturat do të zbresin deri minus 18 gradë C

Me gjithë borën që po reshë pa pra, të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme për makina, përfshirë edhe pikat kufitare. Zyrtarë të Ministrisë së Transportit, kanë thënë se ministria është duke i mbikëqyrur gjatë tërë kohës kompanitë që merren me pastrim bore, në mënyrë që puna e tyre të jetë e efektshme.

Mevledin Krasniqi, këshilltar i Ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, ka theksuar se deri tashti kompanitë e angazhuara për pastrimin e borës kanë bërë që rrugët të jenë të qarkullueshme.

Sipas Krasniqit, të gjitha rrugët e Kosovës janë të hapura, por kohe pas kohe shfaqen vështirësi, sidomos në zonat malore.

Edhe policia e konfirmon se rrugët janë të hapura për qarkullim makinash, u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit.


Policia ka raportuar se kanë ndodhur 9 aksidente trafiku me dëme, ndërsa 2, me lëndime. Temperaturat e acarta do të mbretërojnë këto ditë në Kosovë.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të zbresin deri minus 18 gradë të Celsiusit. Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, i ka thënë KTV-së, se edhe nesër do të këtë reshje bore në territorin e Kosovës, ndërsa temperaturat do të sillen nga -7 deri në 4 gradë të Celsiusit.

Por siç ka thënë ai nga e hëna bora do të pushojë, kurse temperaturat do të shënojnë ulje deri -18 gradë. /ktv/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori