LAJMI I FUNDIT:

“Telefononi policisë, i dashuri po më kërcënon dhe ka armë” – letra që ia shpëtoi jetën një gruaje në Florida (Video)

“Telefononi policisë, i dashuri po më kërcënon dhe ka armë” – letra që ia shpëtoi jetën një gruaje në Florida (Video)

Një video që është publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një grua e cila është abuzuar vazhdimisht, arrin t’i lë një copë letër punonjëses së një ordinance të një veterineri që ishte në banak, në të cilën shkruante se i dashuri e ka kërcënuar me vdekje, dhe se ato patjetër duhet t’i telefonojnë policisë pa e kuptuar ai.

Incidenti ka ndodhur më 28 maj në Florida, kur 28-vjeçarja Caroline Reichle dhe i dashuri i saj Jeremy Floyd, vizituan veterinerin pasi qeni i tyre kishte nevojë për tretman, transmeton Telegrafi.

Në video shihet gruaja, fytyra e të cilës është mbuluar për të mbrojtur identitetin e saj, duke u futur dhe afruar në banak të punonjëset të cilave ua lë në dorë një copë letër në të cilën shkruante: “Telefononi policisë. I dashuri po më kërcënon. Ai ka revole me vete. Të lutemi bëjeni këtë pa e kuptuar ai”.


Më pas ajo largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe futet në dhomën e pritjes së bashku me të dashurin që mbante në dorë qenin. Aty menjëherë punonjëset e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë dhe i telefonuan policisë.

Pas disa sekondave në video shihen policët duke u futur në dhomën e pritjes, ku i kërkojnë 39-vjeçarit Floyd të ngritet në këmbë për ta kontrolluar. Aty i gjejnë revolen në brez dhe menjëherë e prangosin.

Mediat amerikane raportojnë se Reichle ishte rrahur për ditë të tëra nga i dashuri, që përfundoi prapa grilave pas letrës që e lexuan punonjëset e ordinancës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori