LAJMI I FUNDIT:

Teatri i Gjakovës në Tiranë

Teatri i Gjakovës në Tiranë

Këtë fundjavë një prodhim i Teatrit Kombëtar të Gjakovës do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Të shtunën në mbrëmje, aktorët nga Kosova do të prezantohen para publikut tiranas, për shfaqjen e tragjikomedisë së shkrimtarit anglez Erik Ilde, “Hiqe ministrin nga priza”.

Shfaqja realizohet në regji të Ilir Bokshit, ndërsa performojnë Arta Muçaj, Myrvete Kurtishi, Ernest Malazogu, Gresa Pallaska, Hysen Binaku, Ylber Bardhi, Ramazan Bërkani dhe Ylber Mehmeti.