LAJMI I FUNDIT:

Të varfrit kursejnë qeverinë

Të varfrit kursejnë qeverinë

Në fillim të vitit kur u rrit çmimi i energjisë elektrike, qeveria vendosi në buxhet 21 milionë dollarë, për të mbrojtur shtresat në nevojë. Kjo pagesë është përdorur, mes të tjerash, sa herë që ka patur rritje të çmimit të energjisë, për të zbutur financiarisht reagimin e publikut. Por tashmë që viti po mbyllet, të dhënat zyrtare të buxhetit tregojnë se nga ky fond nuk është shpërndarë asnjë lekë për të kompensuar rritjen e çmimit.

Vetëm nga kjo, qeveria ka kursyer 17 milionë dollarë. Por kompensimi i energjisë nuk është zëri i vetëm nga shpenzimet sociale, ku qeveria nuk ka përdorur paratë. Edhe pagesat për ndihmën ekonomike si dhe ato për kontributet e pensioneve janë më të ulëta se sa plani. Në total, sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për mbrojtjen sociale ishin si 11 mujorë 46 milionë dollarë më pak se plani.

Të dhënat tregojnë se qeveria ka mbajtur para edhe nga zërat e tjera të shpenzimeve, si ato të personelit, interesat e borxhit apo dhe investimet. Në total fondet e papërdorura shkojnë rreth 190 milionë dollarë, ndërkohë që nga mosmbledhja e të ardhurave në buxhet mungojnë rreth 55 milionë dollarë.

Por edhe më këtë situatë të mirë financiare, çuditërish si asnjë vit tjetër qeveria bllokoi shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Madje përmes një akti normativ, vendosi që një pjesë e fondeve të kursyera rreth 50 milionë dollarë të përdoren për të paguar faturat e prapambetura ndaj firmave private dhe një pjesë tjetër shumë e vogël për të rritur fondin e pronarëve.


Jo zyrtarisht burime nga financat thonë se lekët e tjera të papërdorura janë shpenzuar gjatë dhjetorit, në të cilin qeveria mbyll faturat e fundvitit. Por disa ekspertë të opozitës thonë se qeveria po kursen lekë për vitin e ardhshëm, kur vendi do të hyjë në zgjedhje. /TCH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori