LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën promovohen librat e Jahja Llukës

Të shtunën promovohen librat e Jahja Llukës

Nën organizim të Shoqatës së Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, të shtunën, më 23 maj, në ora 11, në Teatrin e Qytetit të Pejës, promovohen librat e autorit, Jahja Lluka.

Lluka promovon katër libra.

Librat të cilat do të promovohen janë: “Kosova nga Neçertania deri te Pavarësia 1844-2008”, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1944” si dhe librat me poezi të shkruara në burgjet serbe “Edhe ti atdhe”, “Vargje vetmie”. /Telegrafi/