LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën përmbyllen “Javët gjermane”

Të shtunën përmbyllen “Javët gjermane”

Koncerti përmbyllës i “Javëve gjermane“, i cili do të mbahet më të shtunën në Sallën e Kuqe në Prishtinë, konsiderohet si një ndër pikat kulminante të aktiviteteve shumë të suksesshme të javëve të shkuara.

Në përmbyllje të “Javëve gjermane“ 2009 dy solistë të njërës prej operave më të njohura në botë, të Semper-Operës së Dresdenit do të fascinojnë publikun në Kosovë.

Tenori Timothy Oliver dhe pianistja Ekaterina Sapega do të prezantojnë programin e tyre, i cili përfshinë repertorin e këngëve artistike gjermane të periudhës klasike dhe romantike.

Ndër të tjera do të interpretohen vepra nga Ludwig van Beethoven, Felix Mendelssohn-Bartholdy dhe Richard Strauss. Të dy artistët janë të angazhuar në Operën shtetërore të Saksonisë në Dresden (Semperoper), duke u përqendruar rregullisht në shpërndarje të ndryshme të roleve.


Mbrëmja me këngë artistike është pjesë e një turneu nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Serbi-tri vendet e Ballkanit perëndimor, në të cilat janë duke u mbajtur “Javët gjermane 2009”. /rtk/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori