LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Tiranë, vritet një 28-vjeçar

Të shtëna armësh në Tiranë, vritet një 28-vjeçar
Foto ilustruese

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar i identifikuar si Vilson Tafçiu.

Ndërkohë sipas raportimeve, viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal, kur është thirr nga autorët për të dalë jashtë, të cilët më pas e kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorve. Po ashtu, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, ndërsa ka nisur dhe grumbullimi i provave të cilat do të çojnë në zbardhjen e krimit.


Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ Opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori